Qeveria vendos për ndalimin e qeseve plastike, në Kukës vijon përdorimi

Vendimi i qeverisë shqiptare për ndalimin e qeseve plastike i cili ka hyrë në fuqi që në datën 1 korrik, nuk po zbatohet në të gjitha qytetet e vendit.

Në Kukës, autoritetet e mjedisit nuk kanë ndërmarrë asnjë fushatë paraprake sensibilizuese për ndëshkimet që parashikon ligji në rast përdorimit të qeseve plastike. Tregtarët e Kukësit ende nuk kanë filluar aplikimin e qeseve të reja të riciklueshme.

Qytetarët kuksianë shprehen të gatshëm për përdorimin e trastave në dijeni të efekteve negative që përcjellin në mjedis qeset plastike.

Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg do të lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës 5 deri në 10 lekë.

Për të gjitha subjeketet nga supermarketet e mëdha e deri të tregtarët e vegjël që nuk përdorin qese të riciklueshme, gjobat do të variojnë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIKU NGA RRUBIKU: 09/07/2018 21:58

    Un mendoj meqe ne shqiptaret kemi arrit ne nivelin Gjerman apo vendet e zhvilluara te BE,kush kapet me qese plastike te futet ne burg njelloj si vjedhesit e energjise dhe vjedhesit e UKTse,dhe te denohen vetem te varferit,dhe te burgosurit kur dalin per ajrim ta kene te shkruajtur ne bluza me germa te medha HAJDUTI KESHIT,HAJDUTI UKTse.U KAP ME QESE PLASTIKE.Keshtu duke hy keta ne burg Shqipria e sigurte qe pranohet ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?