Vendimi i qeverisë, platformë për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet për blerjet online

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për ngritjen e platformës për mbrojtjen e konsumatorit nga blerjet online. Lajmin e dha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila shpjegoi edhe lehtësitë që krijohen për qytetarët.

“Thënë më shkurt nëse një qytetar shqiptar do të blejë pajisje, veshje, shërbime online, tashmë do ti hapet rruga krijimit të platformës që në momentin që ky qytetar do të ketë pakënaqësi apo problematika me produktin që blen, do të ketë mundësi që ta zgjidhi këtë mosmarrëveshje nëpërmjet platformës që është vendosur pranë vendeve të CEFTA-s”, tha Ibrahimaj.

Po ashtu në vendim ka edhe specifikime të tjera që lehtësojnë procedurat për tregtinë elektronike.

“Lehtësimi i procedurave për tregtinë elektronike ka marrë hov gjatë viteve të fundit edhe për shkak të situatës së pandemisë, ku për shkak të mbylljes së të gjitha bizneseve në të gjithë rajonin, tregtia elektronike mori hov dhe rriti përqindjen gjatë tregtisë totale”, pohoi ministrja.

Nga ana tjetër Ibrahimaj sqaroi se do të ketë edhe kontrolle për bizneset online që nuk janë të regjistruara.

“Do kemi kontroll sa më të mirë që të gjitha këto biznese që janë të regjistruara, të jenë të fiskalizuara dhe të mbrojmë konsumatorin jo vetëm për cilësinë por edhe për çmimin”, u shpreh Ibrahimaj.

Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT gjatë periudhës 2018-2020, 36,6 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryenin një aktivitet Inovacioni.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja