Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve, qytetarët përshëndesin aksionin: Të ishin hequr më parë

Duke filluar nga data 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike në Tiranë. Vendimi i qeverisë për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018, kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive, detyroi të gjithë këto biznese që të mbylleshin, ose të gjenin rrugë të tjera alternative për të mbijetuar. Në Tiranë, vazhdojnë aktivitetin vetëm ato biznese që funksiononin dhe si kafene, duke bllokuar aktivitetin e basteve.

Pothuajse të gjitha kërkesat për mbyllje janë dërguar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila i firmos dhe i dërgon për procedim të mëtejshëm në institucionet e tjera, deri në mbylljen e plotë të aktivitetit. Deri tani, 4300 pika të dikurshme të basteve, kanë dorëzuar kërkesat e tyre për mbyllje. Ndërsa qytetarët përshëndesin vendimin e qeverisë dhe theksojnë se duhet të ishte marrë më parë. 

Të mbyllen. Shumë mirë kanë bërë, duhet të ishin mbyllur me kohë. Lanë të rinjtë lekët atje.

 Qytetarët

Lezha

Këto qepena të mbyllura në qytetin e Lezhës kanë qenë pika bastesh sportive. Prej ditësh ka nisur mbyllja masive e tyre, ndërsa kazinotë elektronike duket se po shfrytëzojnë edhe këto ditë të fundit që iu kanë ngelur. Disa pika bastesh madje kanë hequr edhe çdo tabelë apo logo që ishte e vendosur tek biznesi i tyre. Jashtë kameras një pjesë e personave që zotërojnë këto biznese deklarojnë se janë të detyruar t’i mbyllin bastet dhe llotot në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë taksa pasi për ta ka kosto dhe humbje të mëdha. Edhe agjencitë imobiliare bëjnë të ditur se ambiente që deri më tani shërbenin si pika bastesh dhe llotosh, janë bërë pjesë e listës së ambienteve të lira që lëshohen me qira.

Fieri

Edhe në qytetin e Fierit shumica e lojërave të fatit, ato që përcaktohen në vendimin e qeverisë janë mbyllur. Disa të tjera sipas pronarëve të tyre do të ekzistojnë deri në afatin e përcaktuar. Qytetarët fierakë lidhur me këtë problem thonë se vendimi i qeverisë është shume i drejtë ,pasi sipas tyre, varësia nga kumari, në shume raste ka varfëruar familjet duke shkaktuar edhe probleme sociale deri edhe në ndarje midis bashkëshortëve.
 

Vlora
Edhe pse ka nisur mbyllja e pikave të basteve, në Vlorë, ka ende mjaft lojëra fati që vijojnë punën normalisht. Jashtë kamerave shumica prej tyre shprehen se do t’i mbyllin por do të qëndrojnë deri në ditën e fundit të vitit, kurse të tjerë u shprehen se i kanë mbyllur për të krijuar një biznes tjetër.  Ndërkohe nga ana tjetër qytetarët për Report Tv shprehen se është vendimi me i drejtë i qeverisë që duhej zbatuar më parë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'