Vendimi i SPAK/ Si u vodh flori në tunelet e Kërrabës duke u shitur në Tiranë dhe Elbasan ‘për një copë bukë’, 1534 monedha i groposi Pëllumb Dalti në tokën e tij

Vendimi i SPAK/ Si u vodh flori në tunelet e Kërrabës duke u shitur në Tiranë dhe Elbasan ‘për një copë bukë’, 1534 monedha i groposi Pëllumb Dalti në tokën e tij

Një pjesë e vendimit të gjykatës për vjedhjen e floririt

TIRANË- Prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana ka vendosur mos fillimin e procedimit penal, mbi bazën e kallëzimit penal të avokat Idajet Beqirit kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999, me argumentin se vepra penale është parashkruar dhe se për atë ngjarje janë dënuar 5 persona. Po çfarë ka ndodhur me floririn e shqiptarëve dhe në duart e kujt përfundoi? Prokurorja Manjola Kajana ka administruar vendimin nr. 31, datë 06. 02. 2001 të Gjykatës Ushtarake të Rrethit Tiranë, në të cilën jepet dinamika e vjedhjes së arit, personat e implikuar dhe destinacioni i floririt të vjedhur. Sipas vendimit, Ahmet Hyka dhe Pëllumb Dalti, në 13 mars 1997, kanë arritur të hyjnë në tunel, duke vjedhur 1534 monedha ari.

“Në datën 13. 03.1997 të pandehurit Ahmet Hyka dhe Pëllumb Dalti në bashkëpunim me njëri– tjetrin duke përfituar nga situate e vështirë që ishte në atë kohë dhe nga fakti se ushtarët e Gardës që ruanin objektin “Lumi” ishin liruar dhe se aty kishin mbetur pak policë, të cilët nuk kanë përballuar njerëzit të cilët kanë sulmuar për vjedhje, kanë hyrë nga dalja rezervë (Katarakti). Ata kanë hyrë në tunel, kanë ecur në thellësi dhe në dhomën e fundit kanë hipur mbi tavan në hapësirat që krijohen nëpërmjet shkëmbit dhe tavanit deri te një mur ndarës, të cilin përsëri sipas tyre e kanë gjetur me tulla të palidhura. Të pandehurit kanë zbritur tek dhoma e MCR-së dhe nga kjo dhomë duke përshkruar një distancë të vogël rreth 3 metër kanë hyrë në objektin “Çeliku” ku ndodhej në ruajtje një sasi ari e përbërë prej monedhash të prerjeve të ndryshme, si në napolonshe, 10 USD, 1 LTQ dhe 5 LTQ. Të dy të pandehurit kanë marrë secili nga dy qese me monedha të prerjes 1 LTQ të cilat kishin nga 1000 monedha LTQ (Më vonë ka rezultuar se sasia e vjedhur nga Pëllumb Dalti nuk ka qenë 2000 LTQ, por 1534 LTQ, pasi qesja ka qenë e çarë)”, thuhet në vendim.

Ahmet Hyka dhe Pëllumb Dalti janë kthyer në shpëtoi duke fshehur arin. Një muaj më pas Ahmet Hyka me vëllai e tij Enver Hyka kanë shkuar përsëri për të vjedhur, por ndërkohë vendi ishte minuar. Xhenieri Thimi Prifti kishte minuar të gjithë vendin. Prifti ka mbetur edhe vetë i plagosur në momentin kur Ahmet Hyka dhe Enver Hyka kanë shkuar për të vjedhur herën e dytë. Nga vjedhja e parë, Pëllumb Dalti i kishte groposur monedhat në tokën e tij, ndërsa Ahmet Hyka i kishte shitur një pjesë në Tiranë dhe Elbasan për nevojat e tij familjare.

“Në datën 13. 04.1997 i pandehuri Ahmet Hyka me vëllanë e tij Ahmet Hyka kanë shkuar përsëri për të vjedhur, por ndërkohë vendi ishte minuar (dera e dhomës së fundit ishte minuar nga xhenieri Thimi Prifti, i cili kishte minuar gjithë objektin), dhe nga shpërthimi i minës është plagosur i pandehuri Ahmet Hyka. Kështu që të pandehurit Ahmet e Enver Hyka nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen. I pandehuri Ahmet Hyka për nevojat e tij familjare ka shitur floririn në Tiranë dhe Elbasan. Më pas është zbuluar se ai ka treguar vendin ku ka fshehur monedhat që i kishin mbetur 517 copë LTQ në vendin tek “Blinjtë”. Ndërsa i pandehuri Pëllumb Dalti monedhat i kishte groposur në kufi të tokës të tij ku edhe ju gjetën 1534 copë LTQ. Gjithashtu të pandehurit Ahmet Hyka i janë gjetur edhe 50.000 leke të cilat ai ka deklaruar se i ka fituar nga shitja e monedhave të cilat i janë sekuestruar së bashku me monedhat. Organi i prokurorisë pas sekuestrimit i ka bllokuar dhe dorëzuar për ruajtje në Bankën e Shqipërisë”, thuhet në vendim.

Hyka është dënuar me 8 vite burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave” në bashkëpunim. Me 6 vite burg është dënuar Pëllumb Dalti, për veprën penale të “Vjedhjes së bankave”, Enver Hyka me 3.6 vite burg, Arjan Bishqemi është dënuar me 20 vite burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës nga ushtaraku si dhe Blerim Haka është dënuar me 3 vite burg për veprën penale të shkeljes së rregullave të shërbimit të rojes në objekt të rëndësishëm në kohën e gjendjes të jashtëzakonshme. 

Por, avokat Idajet Beqiri pretendon se Thesari i Kërrabës është vjedhur tre herë. Sipas Beqirit, Ahmet Hyka, Pëllumb Dalti dhe Enver Hyka kanë vjedhur 11 arka me flori dhe jo dy qese sa morën tre fshatarët e Krrabës. Sipas Beqirit, Ilir Meta dhe Sali Berisha, në muajin dhjetor 1999 ka përvetësuar një sasi floriri me vleftë 2.8 milionë dollarë, vjedhur në Kërrabë. Beqiri ka theksuar se vjedhja është bërë nga një grup kriminal u udhëhequr nga Meta dhe Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filip gropaj: 20/10/2022 13:30

    hajdutet e kombit ilir metaj meta e sali berisha duhen ti dorzohen gjykatese te gjukohen maximalisht per krimet e vjedhjet e shumta qe nga vitet 92 e deri me sot

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2022 02:31

    Te mendosh sa te intrikuara jane tunelet e thesarit duket qe hajdutet e dinin mire ku po shkonin e cfare kerkonin.S.d.q,z.Beqiri duhet te provoje vjedhjen,duhet te vertetoje me dokumenta sa ka qene gjendja e thesarit te pretenduar ne fund te diktatures,sa gjate viteve te para te demokracise si dhe para,midis e pas vjedhjes se famshme.E them kete jo vetem si rutine inventari,por dhe per te pare ne se ka manipulime te te gjitha llojeve te librave te llogarise,apo inventarit te thesarit.Nje hajdut i rendomte vetem vjedh,nuk manipulon dot te dhenat.Keto manipulohen nga hajdutet e medhenj.

    Përgjigju
  • TRABUZHAN REXHEP BULE ÖEKA [ KEPI ]: 19/10/2022 15:44

    Ilir Spiun Metaj dhe krimineli hajdut maloku Salhe bajga kur kan gjet shesh pse mos të bëjn përshesh. Pty rac bastarde rac e denkopozuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë