Vendimi i Strasburgut për pronat,PR:
Qeveria të kthejë prapa ligjin e votua

Vendimi i Strasburgut për pronat,PR:<br />Qeveria të kthejë prapa ligjin e votua
Një ditë pasi u bë publik se gjykata e Strasburgut  ka detyruar përmes vendimeve të saj qeverinë  që t’u paguajë pronarëve 22 milion euro, Partia republikane ka reaguar duke i kërkuar qeverisë që të tërheqë ligjin e miratuar për pronat, pasi fatura financiare në dëm të shtetit do të vijojë.

Ka qenë kreu i PR për Tiranën, Blendi Sulaj ai që përmes një deklarate për mediat, ka thënë se, qindra vendime të tjera presin të zbardhen dhe kjo do të sjellë një kosto shumë të lartë financiare që do paguhet nga qytetarët shqiptarë për shkak të një ligji të padrejtë.

Ja deklarata e plotë e tij
Qeveria  e Edi Ramës detyrohet të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strazburgut, duke dëmshpërblyer pronarët e ligjshëm me mbi 22 milionë euro, shumë e cila mund të ishte shumë herë më e vogël nëse qeveria do të pranonte të zbatonte ligjin.
Qindra vendime të tjera presin për t’u zbatuar dhe të tjera do të ankimohen me qindra milion euro kosto për shkak të ligjit të padrejtë  të hartuar nga kjo qeveri.
Këto janë para që dalin nga xhepat e varfër të shqiptarëve që paguajnë gabimet e njëpasnjëshme dhe korruptive të qeverisë të Edi Ramës. 
Partia Republikane i bën thirrje qeverisë që nisur nga këto vendime te kthejë mbrapsht ligjin e grabitjes perfundimtare të  pronave që ka miratuar dhe të miratojë një ligj që i jep të drejtën pronarëve siç përcaktohet në vendimet e Gjykatës së Strazburgut dhe në Deklaratën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Shteti nuk mund të sillet si pronar me jetën dhe pronat e qytetarëve, por duhet të jetë garant i të drejtave që ata gëzojnë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën