Federata Shqiptare e Futbolllit ka bërë një hap drejt rikthimit të tifozëve në stadiume. Duke marrë shkas nga vendimi i UEFA-s më 1 tetor, që lejonte rikthimin e tifozëve në një masë të kufizuar për kompeticionet e organizuara prej saj, FSHF i është drejtuar qeverisë shqiptare me një kërkesë.
Kjo pasi UEFA thoshte saktësisht, se për të bërë të mundur këtë, do të duhet edhe miratimi i qeverive përkatëse.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se ideja e FSHF-së është që të rikthejë tifozët për dy ndeshjet e kombëtares më 15 dhe 18 nëntor, të cilat luhen në Air Albania kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Sigurisht që kjo kërkesë ndaj qeverisë shqiptare është në bazë rregullave të UEFA-s, që do të thotë se synimi është mbushja e stadiumit deri në masën 30% ku do të respektohen të gjitha masat anti-COVID.
Air Albania ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe në rast se qeveria do të jepte miratimin atëherë në stadium do lejoheshin deri në 6600 tifozë. Indicien për tifozë në stadium UEFA e mori nga Superkupa e Europës e zhvilluar në Hungari ku testi që bëri me një kapacitet të limituar rezultoi me sukses.