Qeveria ka miratuar një vendim të ri për procedura e kalimit të së drejtës së pronësisë dhe për kompensimin financiar që do të jepet për ndërtimet pa leje. Në këtë vendim qeveria ka vendosur edhe se çfarë do të bëhet me shtesa dhe mbivendosjet, duke rrëzuar vendimet e mëparshme. Vendimi parashikon se:
Propozimi për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe miratimin e masës e vlerës së kompensimit financiar përgatitet nga drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë ministrisë përgjegjëse për zhvillimin urban, pas miratimit të lejes së legalizimit. Paraqitja skematike e të dhënave për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe kompensimin financiar përcaktohet me udhëzim të drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t.