TIRANE - Deri më 16 korrik 2015 Ministria e Financave ka shlyer më shumë se 160 milionë dolarë detyrime të prapambetura të trashëguara nga qeveria e mëparshme. Në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014.

“Në kuadër të strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura deri më datë 16 Korrik 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 16.36 miliardë lekë detyrime të prapambetura” theksoi në një deklaratë për shtyp Ministria e Financave. Për investimet publike, janë alokuar 5.9 miliardë lekë, shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.3 miliardë lekë,  rimbursim TVSH-je dhe Tatim Fitimi, janë alokuar rreth 5.1  miliard lekë, “Të tjera” janë alokuar 5.1 miliard lekë ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.