Vendimi/ “Tersi” i rrogës së parë
të Blendi Klosit 22 vjet më parë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka sqaruar pozitën e tij në lidhje me ndalimin dhe gjykimin në vitin 1994 për nenin 129 të kodit të vjetër penal, që parashikonte sjelljet e padenja në shoqëri.

“Ngjarja ka qenë nga jeta studentore. Me një grup shokësh ishim tek Korpusi Universitar, kishim thyer disa shishe birrë dhe u quajt nga prokurori si ngjarje jo e denjë, por nga gjyqtari u vlerësua që nuk ishte vepër penale”, ka deklaruar Klosi.

Në një prononcim për TCh, Klosi nënvizon se miqtë dhe të afërmit i kishin sugjeruar të mos e deklaronte, pasi nuk kishte asnjë vepër penale. “Më këshilluan të mos e publikoja, por kështu është më mirë për transparencë ndaj publikut”, ka thënë Klosi.

Sipas vendimit të gjykatës të publikuar në media, bëhet fjalë për një ngjarje  të ndodhur 22 vite më parë, kur sapo kishte mbaruar një darkë me shokët e tij, Klosi ishte ulur në shkallët e Universitetit Politeknik. Të rinjtë kanë thyer disa shishe birre bosh dhe për këtë janë ndaluar nga policia. Prokuroria, pas verifikimeve ka lënë të lirë Klosin dhe miqtë e tij. Në vendi thuhet se Klosi po festonte marrjen e rrogës së tij të parë.
 
vetedeklarimi i klosit

vetedeklarimi i klosit
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq