Shqipëria merr 30 milionë euro kredi nga Italia për rrjetin e energjisë elektrike! Në plan edhe 60 milionë për bujqësinë dhe emergjencat civile

Shqipëria ka marrë 30 milionë euro kredi nga qeveria italiane për rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa në plan ka që të marrë edhe 60 milionë euro për bujqësinë dhe emergjencat civile.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministave. Ndërsa në javët që vjen do të merren me 60 milionë euro për bujqësinë që do të fokusohet tek peshkimi dhe e njëjta shifër për rifreskimin e pajisjeve të vjetëruara të flotës së emergjencave civile.

"Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëvershjes me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin. I dedikohet një shume prej 30 milionë eurosh gjithë përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit prej 90 milionë eurosh kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet në javët që vjen me një 30 milionësh kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile, e dedikuar për të gjithë ngritjen apo rifreskimin e pajisjeve që janë vjetëruar të flotës së emergjencave civile", tha zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Ndër të tjera, zv.kryeministri Ahmetaj theksoi se nuk do të ketë tatim për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

"Një sqarim, nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Ligji është organik, i cili në cdo rast do të përmirësojë definicionet dhe procedurat por jo trajtimin e biznesit të vogël me taksën zero me tatim fitimi deri në 14 milionë lekë dhe e përjashtuar nga TVSH deri në 10 milionë lekë. I vetmi ndryshim që shpresojmë të hyjë në fuqi së shpejti shpresojmë se ka të bëjë vetëm me profesionet e licensuara dhe sigurisht që Mnistria e Financave me fondin monetar do ta hedhë në konsultim publik", tha Ahmetaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Ministrja e Arsimit: Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Në daljen e saj publike Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tha se këto ndryshime kanë për qëllim që të reflektojnë në formulën e financimit politikat e reja që janë ndërmarrë në fushën e Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, siç është ndërkombëtarizimi i universiteteve për programe studimi të përbashkëta dhe shpallja e programeve prioritare për zhvillimin e vendit.

Kushi tha se formula e ndryshuar e financimit do të ketë disa elemente shtesë. Për shembull, të gjitha universitetet që kanë programe prioritare, programe të përbashkëta, apo të dyfishta me universitetet e huaja, do të përfitojnë financim shtesë bazuar në numrin e studentëve që janë të regjistruar në këto programe.

Ky model financimi është konsultuar edhe me modelet më të mira të Bashkimit Evropian dhe është përshtatur me kushtet e Shqipërisë, me ligjin në fuqi të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Ministrja Kushi tha se ky është një model që nxit konkurrencën e lirë midis universiteteve që kanë të njëjtin status, ofron mundësi të barabarta në varësi të statusit që kanë universitetet dhe nxit performancën e universiteteve, për sa i takon mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese, bazuar në treguesit e cilësisë.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi ministrja tha se do të shpallet një thirrje për të gjitha universitetet publike që të aplikojnë me projekte për financim shtesë për kërkimin shkencor në kuadër të ndërkombëtarizimit, për të mbështetur këto programe të përbashkëta apo të dyfishta të studimit.

Ajo shtoi se të gjitha ato universitete që janë të përfshira në procesin e ndërkombëtarizimit, dhe që kanë nevojë për infrastrukturë shtesë, siç mund të jenë laboratorët, mund të aplikojnë në këtë thirrje që ne do të shpallim dhe të marrin financim shtesë në mënyrë që të rrisin performancën dhe të realizojnë qëllimin që kanë këto programe studimi.

Vendimi
/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 24/06/2022 19:51

    Ju lutem mos i vidhni!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille