TIRANE- Urdhri i Infermierit ka publikuar listën e kandidatëve që duhet të përsërisin Praktikën Profesionale si dhe Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik. Janë 85 infermierë dhe dy fizioterapistë që duhet të ritestohen. UISH bën me dije se kandidatët që kanë një nga kodet e vendosura në tabelë nuk mund të japin provimin e shtetit që do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor, duke humbur këtë mundësi.
“Njoftojmë se të gjithë kandidatët që kanë të shënuar kodin e kartës së praktikantit në këtë listë, duhet të përsërisin Praktikën Profesionale me Mbikëqyrje si dhe provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP)”, - thuhet në një njoftim të Urdhrit të Infermierit.
Sipas Urdhrit të Infermierit kandidatët e tjerë që kanë marrë rezultat kalues do të japin provimin e shtetit në sezonin e dhjetorit, ku do të testohen të gjitha profesionet e shëndetësisë.
/Shqiptarja.com