Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Mali i Zi-Rusi ka lënë të pakënaqur Shqipërinë, që ka reaguar përmes FSHF me një komunikatë zyrtare duke shprehur zemërimin për vendimin e dy standarde që është përdorur në krahasim me ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, ku u dhunuan lojtarët dhe stafi i ekipi kuqezi më 14 Tetor 2014.
FSHF i kujton UEFA-s se pamjet në Serbi, dhuna dhe thirrjet raciste gjatë gjithë ndeshjes ishin akoma më të rënda se ato që u regjistruan në Malin e Zi, por vendimi ishte pro Serbisë. Në fund, qeveria e futbollit shqiptar e mbyll komunikatën duke shprehur se vendimi i 17 Prillit në KAS do të rikthejnë 3 pikët.
Në ndeshjen Mali i Zi-Rusi në minutën e parë u godit portieri Afinfejev, ndërsa në të 68’ e pjesës së dytë ndeshja u ndërpre për herë të dytë dhe përfundimisht. Pas shqyrtimit të fakteve, UEFA vendosi dhënien e fitores në tavolinë për Rusinë dhe dënimin e Malit të Zi me 2 ndeshje pa tifozë dhe gjobë, teksa gjobë ka marrë edhe Rusi për sjelljen e tifozëve.
Ndërsa në ndeshjen Serbi-Shqipëri, pavarësisht dhunës që pësuan kuqezinjtë në Beograd, Serbisë iu dhurua fitorja në tavolinë çuditërisht.
Deklarata e Plotë
Komisioni i Etikes dhe Disiplines, i jep ne tavoline Rusise 3 pike, ne lidhje me ndeshjen Mali i Zi- Rusi duke denuar keshtu me humbje 0-3 Malin e Zi. FSHF mendon se ky vendim eshte tejet i drejte : Ne perputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s.
Duke marre shkas nga ky vendim FSHF thekson qe ne rastin e ndeshjes Serbi-Shqiperi Komisioni i Etikes dhe Disiplines nuk aplikoi te njejtin standart gjykimi, sepse dhuna ne stadiumin Partizani te Beogradit ishte me ekstreme dhe e shoqeruar gjithashtu me thirrje raciste.
Pamjet e goditjeve te lojtareve tane me karrike dhe sende te forta, fishekzjarret dhe hyrja ne fushe e tifozeve ne prani te 5000 policeve jane nje argument i padiskutueshem qe vendi organizator deshtoi per mbarevajtjen e nje ndeshjeje normale futbolli mbeshtetur ne rregullat e UEFA-s.
Duke pritur vendimin e 17 prillit te CAS-it ne kemi shume shprese per nje gjykim te drejte, jo thjesht qe kombetares se Shqiperise i takojne 3 piket, por sepse vendimi ne favor te Shqiperise eshte vendimi ne favor te futbollit.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com