TIRANE- Duke filluar nga viti i ardhshëm në Shqipëri mund të hapen shkolla fetare private. Vendimi më i fundit i qeverisë i jep të drejtë institucioneve private që të hapin kopshte, por dhe shkolla të mesme me karakter fetar apo aty ku mësimi zhillohet në gjuhët e huaja.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri do të ketë institucionet fetare edhe për fëmijët e vegjël.
“Institucione të arsimit parauniversitar privat, në të cilat zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, janë institucionet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke filluar nga kopshtet (arsimi parashkollor), shkollë e arsimit fillor, shkollë e arsimit të mesëm, të ulët, shkollë e arsimit bazë dhe shkollë e arsimit të mesëm, të lartë”, - përcakton vendimi i qeverisë.
/Shqiptarja.com