Një ditë më parë, Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ushtroi kontrolle në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit, pas dyshimeve se anëtarë të opozitës iraniane kryenin sulmeve kibernetike. Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO-së, i cili pas kërkesës së SPAK, dha lejen për të zhvilluar kontrollet në ambientin e kampit në Durrës. Në dosje thuhet se pas hetimeve që ka zhvilluar Njësia "C" nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, SPAK ka regjistruar procedimin penal më 15 maj të vitit 2023 për disa vepra penale si "Provokim i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike". "Keqpërdorimi i pajisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Procedimi penal është regjistruar pasi SPAK, dyshon se Muxhahedinët në Manzë kanë kryer sulme kibernetike në periudha të ndryshme ndaj shtetit të Iranit dhe institucioneve iraniane.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal nr. 130, te vitit 2023, për veprat penale "Provokim i luftës", "Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike". "Keqpërdorimi i pajisjeve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal", te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal”, thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
Kontrollet në kampin e MEK, Report Tv siguron vendimin e GJKKO: Dyshohet se nga Manza u kryen 2 sulme kibernetike ndaj Iranit! Në hetim për provokim lufte
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
45.9%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Në Kukës e Kurbin pezullohet mësimi në zonat e thella
12 Janar, 08:34
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Durrës/ Shiste drogë në plazh e lokale nate, në kërkim prej shtatorit 2023, vihet në pranga 25 vjeçari
8 Janar, 10:14
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39