TIRANE- Në “Master Profesional” dhe “Master Shkencor” do të pranohen 18 mijë e 239 studentë të rinj. Nga 12 mijë e 940 që ishin një vit më parë, për vitin akademik 2015-2016 do të pranohen rreth 5200 student më shumë.

“Kuotat e përgjithshme për pranimet e reja në programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, janë 18239 kuota, nga të cilat 10360 kuota për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe 7879 kuota për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, - thuhet në vendimin e qeverisë.