Vendimi për ndeshjen në Serbi
FSHF: UEFA kontradiktore
PDF/Vendimi i UEFA për Shqipërinë

Vendimi për ndeshjen në Serbi<br />FSHF: UEFA kontradiktore<br />PDF/Vendimi i UEFA për Shqipërinë
Federata Shqiptare e Futbollit e ka cilësuar kontradiktor vendimin e Komisionit të Disiplinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit Serbi- Shqipëri

Një ditë pasi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit erdhi vendimi i i zbadhur, avokati i FSHF-së Endi Hicka tha se ky vendim është kontradiktor.

 “UEFA ka shkruar se Shqipëria ka refuzuar të kthehet në fushë. Arsyetimi i vendimit për ndeshjen e ndërprerë në Serbi është shumë kontradiktor. Argumentat tona do t’ia paraqesim Komisionit të Apelit. Në vendimin e UEFA-s (Disiplinës) justifikimi ynë se “Shqipëria nuk mundet të luajë” është interpretuar si “refuzim për ta vazhduar ndeshjen”, deklaroi Hicka.

Raporti

Në vendim ka shumë hije dyshimi, pasi arbitri Atkinson ka deformuar fjalët e kapitenit Cana, ndërsa raporti i delegatit nuk është marrë parasysh.

E ndërsa Cana deklaroi se nuk kemi mundësi të zbresin në fushë, Aktinson ka shkruar se Shqipëria refuzon të zbresë në fushë. Delegati i ndeshjes, holandezi Harry Been, në asnjë moment nuk ka shkruar se shqiptarët kanë refuzuar të rifuten në fushë. “Gjendja në stadium ishte e vështirë, teksa është djegur flamuri i NATO-s” raportoi delegati.

Edhe oficeri i sigurisë, Vincent Egbers raportoi se
siguria në stadium ishte e dobët, policia dhe forcat e sigurisë u treguan shumë pasive duke lejuar futjen e tifozëve në fushë, të cilët më pas nuk u arrestuan për dhunuan ndaj futbollistëve të Shqipërisë. Por këto nuk janë marrë parasysh nga Disiplina.


De Biasi: Besojmë tek Apeli, dalim të fituar

Ndërkohë trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi në një konferencë për mediat ka folur për dy përballjet e radhës, miqësoren me Italinë dhe me Francën.
 
“Përpara na presin dy ndeshje miqësore, në të cilat duhet të testojmë veten dhe të marrim më të mirën. Franca dhe Italia janë dy skuadra shumë të mira. Po bëjmë një punë të mirë me një grup lojtarësh të rinj. Me Francën do të jetë një ndeshje me kapacitet të plotë, sepse të dyja skuadrat do të kenë në përbërje lojtarët më të mirë, ndërsa me Italinë do të jetë paksa ndryshe. Italia luan të dielën dhe të marten, ndaj Konte do provojë të rinjtë ndaj nesh. Kujtojmë se këto dy ndeshje miqësore vijnë direkt pas incidenteve të rënda në Beograd, ndaj duhet të rehabilitojmë veten psikologjikisht. Duhet të kalojmë traumën e të rikthehemi tek besimi i duhur për kualifikuesen më të afërt, me Portugalinë", deklaroi De Biasi.

Sa i përket asaj që ndodhi në Beograd tranjeri i Kombëtares tha: " E përsëris se ishin ngjarje të rënda. Shpresoj të mos më ndodhin më kurrë në karrierën time si trajner. Situata ishte e rëndë dhe këtë e panë të gjithë. Nuk mund të luanim në atë situatë, ndaj ndeshja u ndërpre në minutën e 41-të. Lojtarët e mi u goditën nga tifozët dhe punonjësit e sigurisë. Ishim të pamundur psikologjikisht dhe fizikisht për ta vijuar lojën, por UEFA nuk i mori parasysh këto faktorë të rëndësishëm në një lojë futbolli. Të paktën Disiplina i anashkaloi. Argumetat e UEFA-s për humbjen e ndeshjes me Serbinë në tavolinë  do t’i apelojmë të hënën. Kam besim se në fund të procesit do të dalim të fituar. Kam besim se drejtësia do të vihet në vend dhe ajo është në anën e Shqipërisë".


Ja lista e të grumbulluarve të Gianni De Biasi-t:

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi dhe Stivi Frashëri

Mbrojtës: Debatik Curri, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Andi Lila, Ermir Lenjani dhe Arlind Ajeti.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Emiljano Vila, Herolind Shala, Odise Roshi, Armando Vajushi, Ledjan Memushaj, Valdet Rama, Ervin Bulku dhe Erando Karabeci.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Hamdi Salihi dhe Edmond Kapllani.

lista fshf

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë