Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfitojnë trajtim shtesë financiar nga vendimi i fundit i miratuar nga qeveria.
Sipas këtij vendimi, trajtimi financiar rritet ndjeshëm për pilotët, personelin mirëmbajtës të pajisjeve të fluturimit, inxhinierët, teknikët, kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin ushtarak aktiv të Detashmentit UAV (dronët), duke konfirmuar se kapitali njerëzor mbetet kryeprioritet.
Qindra efektivë të personelit fluturues dhe ushtarakë të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me personelin fluturues do të përfitojnë shtesë mbi pagën që varion sipas pozicioneve.
"Kështu, për pilotët trajtimi financiar shtesë shkon nga 80.000 – 100.000 lekë në muaj; për teknikët e bordit kjo shtesë shkon në 45.000 lekë; Për inxhinierët e aviacionit dhe kontrollorët e trafikut ajror, shtesa është llogaritur në 40.000 lekë në muaj; ndërkaq, sa i përket pilotëve të Detashmentit të Mjeteve Ajrore pa Pilot, ata do të marrin një shtesë 45.000 lekë në muaj, po kaq është edhe trajtimi financiar që do të marrin operatorët e ngarkesës dhe shënjuesit", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.
Sipas vendimit të qeverisë, kjo kategori përfiton këtë trajtim financiar dinjitoz për shkak të misionit dhe detyrave që kryejnë, por edhe për të mbajtur brenda Forcave të Armatosura punonjësit e shkolluar dhe trajnuar në institucionet arsimore prestigjioze ndërkombëtare.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27
-
Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt
11 Mars, 20:22
-
Ushtria ‘zbarkon’ në Fier, prezantohet logjistika, të rinjtë ftohen të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
7 Mars, 17:48
-
FOTO/ Shikoni kampusin sportiv të ridimensionuar në garnizonin “Skënderbej’
7 Mars, 08:48
-
Shqipëria bëhet pjesë e programit 'Military Erasmus', për formimin e kadetëve në akademitë ushtarake evropiane
4 Mars, 15:39
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Ministeriali në Bruksel, ministri Vengu takime me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe homologët: Vëmendje strategjike në rajon
14 Shkurt, 10:51
-
Vengu merr pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: Shqipëria, fondet e shtuara për mbrojtjen do i fokusojmë në ringjalljen e industrisë ushtarake
13 Shkurt, 18:02
-
Shkarkimi i Dorian Tolës si zëvendësministër i Mbrojtjes, emërohet Blerina Abrazhda
12 Shkurt, 19:53
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Ministria e Mbrojtjes çel garën për kursin e Oficerit të Forcës Detare
28 Janar, 13:42
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35