'Vendimi për të na mbyllur, tendencioz', Rita Gjeka për Report Tv: U hapën kinematë, nuk e kuptoj pse jo teatrot (VIDEO)

Prozhektorët nuk e kanë ndriçuar skenën e teatrit Migjeni prej 10 muajsh. Kjo mund të jetë koha më e gjatë në histori, që kryeqendra e veriut mbetet pa jete artistike.

“Qyteti ynë pa teatër e ka të vështirë se nuk është mësuar pa teatër, ne jemi përpjekur por kanë qenë minimale. Mbyllja e teatrit nuk është vetëm e trishtueshme ka ndikuar në psikologjinë e njerëzve, po bëhet viti pa teatër, pa estradë, pa muzikë është e dhimbshme!.   Është e rëndë për spektatorin por edhe për artistët. Diçka duhet me bë, sepse kjo jete gri do të influencojë shumë në shpirtrat e njerëzve”, shprehet drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka.

Në një intervistë për Report Tv, drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër, Rita Gjeka, tha se gjatë kësaj kohe artistët kanë përgatitur dy shfaqje.

“Gjatë kësaj kohe kemi punuar, kemi dy premiera shumë të mira, të regjisorëve Fatos Berisha dhe Kushtrim Bekteshi, janë dy punë të përfunduara. Nëse teatri hapet nesër unë kam menjehere dy premiera. Ne kemi punuar gjatë verës, që ka qenë më e lirshme, më e mundshme”, thotë Gjeka.

Këto shfaqje nuk e panë asnjëherë dritën e skenës. Gjeka shprehet se vendimi për të hapur kinematë dhe jo teatrot mbetet absurd.

“I kemi bërë ato shfaqje me mendimin se do të jepeshin në shtator. Unë mendoj se gjatë muajve shtator- tetor ka qenë e domosdoshme të hapeshin teatrit, siç kanë hapur lokalet... Edhe kur u dha vendimi për hapjen e kinemave kam shpresuar se do të hapen edhe teatrot. Të gjitha u hapën vetëm teatrot jo, unë nuk e kuptoj se pse jo vetëm teatri?!”, shpreht Gjeka për Report Tv.

Drejtoresha  shprehet se vendimi për të mos hapur teatrin Migjeni ka qenë tendencioz.

“Teatri "Migjeni" ka kubature të jashtëzakonshme. Ne i kishim marrë të gjitha masat për ti dhënë këto shfaqje për 200 vete (spektatorë) nga 550 vende qe kemi gjithsej. Më është dukur tendencioze. Ne kemi këto dy shfaqje, i kam thënë se janë të gatshme, kam thënë se kemi mundësi objektive për ti dhënë këto shfaqje. Vetëm se ne kishim shfaqjet gati nuk u dha leja?!  Ajo periudhë iku...”, thotë drejtoresha e teatrit Migjeni

Gjatë nëntorit kurba e infektimeve nga Covid-19 njohu rritje, ndaj Gjeka shprehet se nuk është koha për shfaqje.

“Unë sot nuk mundem me dhënë se duhet me dhënë shfaqje, duke parë numrin e  infektimeve në rritje. Do të ishte hipokrizi, por periudha shtator-tetor më ka mbetur merak”, vijon Gjeka.

Deri para pak ditësh të vetmet shfaqjet në Shkodër kanë qenë ato për fëmijë, por me vendimin e fundit të komitetit të ekspertëve as ato nuk do të lejohen.   

“Unë kam bërë vetëm festivalin e këngës Lulebore, ka dalë bukur, kanë qenë më shumë spektatorë se zakonisht pasi u zhvillua jashtë. Sivjet festivalin e kam bërë me 10 tetor, ai shkoi shumë mirë, por është shumë pak për jetën artistike të qytetit të Shkodrës”, shprehet Rita Gjeka për Report Tv.

Me Teatrin e Kukullave kemi punuar kemi dhënë shfaqje, ju keni qenë edhe vete (i drejtohet gazetarit). Edhe këtë s'mundemi me e bë më , sepse ka dalë urdhri për 10 vete dhe s'mund ta bëj shfaqjen për 9 vete.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thethjani: 24/11/2020 19:42

    Paska mbetur pa pate kjo rro*,ku***.

    Përgjigju
  • njaci: 24/11/2020 18:44

    Gjith bota eshte ne krize nga pantemia kjo ijote thot te hapet teatri, hapeni dhe shkofshi ne ferr o plere....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër