VENDIMI/ Puna e mjekëve
formulari që do masë performancën

VENDIMI/ Puna e mjekëve<br />formulari që do masë performancën
TIRANE- Performanca e mjekëve në punë do të vlerësohet nga drejtuesi i insitucionit shëndetësor dhe nga Urdhëri i Mjekut. Vendimi më i fundit i UMSH-s, parashikon që drejtuesi i një spitali të “mat” sa punë bëjnë mjekët. Konkretisht bëhet fjalë nëse ka ndonjë ankesë nga pacientët ndaj mjekut.

Gjithashtu do të kontrollohen edhe rastet për mjekim të pakujdesshëm apo kequshtrim të profesionit. Në formularin e ri do të shikohen edhe masat disiplinore që mund të jenë marrë ndaj mjekut si dhe do jepet një vlerësim përfundimtar për performancën e tij. Ky vlerësim do të ndikojë në vazhdimësinë e mjekut dhe për të parë nëse vendi i punës do të rrezikohet ose jo.

Urdhëri i Mjekut thotë se tashmë të gjithë “bluzat e bardha” do të jenë nën vëzhgim për punën që bëjnë, sidomos në shërbimin ndaj pacientëve.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos