Vendimi që dha FMN
politika në konsensus
Marrja e vendimit të Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtare për t’i dhënë Qeverisë shqiptare një hua, e cila kap vlerën e 330.9 milionë eurove, gjatë një periudhe 3-vjeçare është përshëndetur si nga Qeveria ashtu edhe nga opozita.
TIRANE- Marrja e vendimit të Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtare për t’i dhënë Qeverisë shqiptare një hua, e cila kap vlerën e 330.9 milionë eurove, gjatë një periudhe 3-vjeçare është përshëndetur si nga Qeveria ashtu edhe nga opozita. Nga ana tjetër, Partia Demokratike, nuk ka ngurruar të mos shprehë cinizëm mbi mënyrën se si do t’i përdorë këto fonde Qeveria. Në bazë të vendimit të marrë, Qeverisë shqiptare do t’i lëvrohet menjëherë kësti i parë i kësaj kredie, e cila kap vlerën e 26.4 milionë eurove.
ReagimetMinistri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është shprehur pozitivisht rreth vendimit të FMN-së për huanë e dhënë dhe ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë më strategjinë e saj për të përthithur sa më shumë investime, që të rimëkëmbet ekonomia. “Ka nisur rilindja ekonomike e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë punën për tërheqjen e investimeve dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Angazhimi i Këshillit të Ministrave dhe i koalicionit ka qenë të ndërtojmë Europën këtu, për të hyrë në BE si të barabartë.
Programi me FMN-në është një hap i rëndësishëm përpara dhe do të ndiqet nga të gjithë masat e nevojshme për të rikthyer ritmet e rritjes ekonomike dhe punësimit në vend”, - tha ministri Ahmetaj.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka përshëndetur vendimin e FMN-së, duke theksuar se ky vendim vjen në një pikë, sipas tyre, mjaft të vështirë për ekonominë shqiptare. “Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me Qeverinë shqiptare, si një veprim të përgjegjshëm nga ana e këtij institucioni në një moment mjaft të vështirë për ekonominë shqiptare” – bën të ditur PD-ja në deklaratën për shtyp. Ndërkaq, nuk ka munguar edhe mosbesimi i opozitës, që huaja e akorduar për FMN-në të përdoret për rimëkëmbjen e vendit. “Ne dyshojmë se vullneti i mirë i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk do të mund të gjejë partneritetin e duhur tek qeveria shqiptare”, - theksohet në njoftimin për shtyp i PD-së.
IlahiShefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ka deklaruar, gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës" se fondi ka për qëllim uljen e borxhit ndërsa ka saktësuar se huaja nuk ka një destinacion të caktuar. Sipas tij borxhi publik i Shqipërisë është shumë i lartë dhe brenda një periudhe prej 5 vitesh nëpërmjet kësaj huaje synohet të ulet në nivelet e pranueshme.
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15