Vendimi/Qeveria rrit pensionet 
përfitojnë 635 mijë pensionistë

Vendimi/Qeveria rrit pensionet <br />përfitojnë 635 mijë pensionistë
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pensioneve me 1.6% për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Ishte Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi që komunikoi për mediat vendimin e Qeverisë. Vendimi për rritjen e pensioneve do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. 

Jam përpara jush për të bërë me dije vendimet e sotme të qeverisë. Edhe njëherë kam kënaqësinë që përmes jush të sqaroj të gjithë qytetarët shqiptarë miratimin e 4 vendimeve shumë të rëndësishme që lidhen me pensionet dhe skemën e kontributeve shoqërore, një angazhim madhor joni për ti dhënë fund kaosit që trashëguam në këtë institucion. Si vendimin më të rëndësishëm të këshillit të ministrave, veçoj atë të rritjes së pensioneve. Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pensioneve në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e pensioneve do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe ajo do të jetë në masën 1.6 përqind. Rritja e pensioneve 1, 6 përqind është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3 përqind dhe më e lartë se inflacioni i çmimeve të këtij viti, që është 1.2 përqind. Dua të theksoj gjithashtu se rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se çmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve. Rritja e pensioneve vë ne jetë premtimin tonë për vëmendjen ndaj kësaj kategorie, ndaj së cilës ndjejmë detyrimin madhor të mbështetjes së vazhdueshme. Dua të theksoj gjithashtu se filozofia jonë e rritjes së pensioneve është e ndryshme nga ajo e paraardhësve tanë, të cilët pa asnjë lloj analize dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, çuan drejt falimentimit skemën e kontributeve shoqërore. Ndryshe nga kundërshtarët tanë polikë, që pa pikë çdo përgjegjësie, pensionet i trajtuan si vendime politike elektorale, qasja jonë është krejtësisht e ndryshme. Vendimet tona për pensionet, kanë në balancë rritjen e pensioneve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së skemës së kontributeve shoqërore”- u shpreh Klosi.

Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2016 dhe deri në 31.12 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit. Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, prej të cilëve 461,000 janë pensione qyteti, rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.

Sipas Klosit, vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet për pensionet e posaçme për këto personalitete kane dale ne kohe te ndryshme.

"Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të veçanta kanë qenë të ndryshme. Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë, kanë marrë pension jo të barabartë. Me anën e këtij Vendimi ne shmangim këtë padrejtësi, duke barazuar trajtimin financiar, përmes akordimin të shtesës së pensioni të posaçëm shtetëror. Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data gushti i këtij viti. Fondi për këtë në gjysmën e dytë të mbetur të vitit, është 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit. Edhe këto pensione indeksohen ne masën 1.6 përqind, si gjithë pensionet e tjera", tha më tej ministri Klosi. 

Deklarata e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi:

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!