Skandali i publikimi të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve, bëri që kryeministri Edi Rama të paralajmëronte se do të ketë bashkëpunime me kompanitë e huaja që mbrojnë të dhënat e qytetarëve.

Ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është arritur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Dixhitalizimi i shërbimeve shkurton kohë dhe radhë, por i bën institucionet më të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike dhe për të shmangur këtë duhen forcuar sistemet mbrojtëse.

Skandali i publikimit të pagat bëri që qeveria të kërkojë konsulencë dhe lidhë marrëveshje me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të mbrojtjes kibernetike kompaninë " Jones Group International".

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u takua sot me gjeneralin James Logan Jones, i cili ka themeluar kompaninë "Jones Group International" dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare për mbrojtjen kibernetike.

“Sot takova James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve, Komandant Suprem i Aleatëve në Europë dhe përfaqësuesi më i lartë i “Jones Group International”, i cili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare për mbrojtjen kibernetike, si një nga kompanitë me eksperiencën më të madhe në SHBA dhe Europë”, shprehet Balluku.

Kush është kompania Jones Group International

Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones. Pas 42 vitesh shërbimi në Korpusin Detar të SHBA, gjenerali Jones ka shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e tij shumëvjeçare për të formuar Jones Group International. Metodologjia dhe eksperienca e kompanisë vjen nga nivelet më të larta të eksperiencës që gjenerali Jones ka pasur në ushtrinë amerikane. Kjo kompani ka bashkëpunim me shumë qeveri në botë duke ofruar siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.

Vendimi i Qeverise