TIRANË - Gjykata e Lartë me një vendim të papritur i ka dhënë dhe një mundësi të dënuarve përjetë Orik Shyti dhe Altin Arapi, të akuzuar si drejtues të organizatës “Hakmarja për Drejtësi”, duke i prishur vendimin me burgim të përjetshëm dhe kthimin e dosjes në ngarkim të tyre për rigjykim në Gjykatën e Apelit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë dje ka dhënë vetëm dizpozitivin e vendimit, dhe jo argumentat e zbardhura se pse dënimiet për Orik Shytin, Altin Arapin dhe 8 anëtarëve të tjerë të organizatës duhet të prishen dhe të rigjykohen.
Me vendimin e djeshëm Gjykata e Lartë i ka dhënë dhe një shans 10 të pandehurve. Nga ana tjetër palët e përfshira në këtë proces, si prokurorët dhe avokatët janë shprehur të pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë, ku prokurori i dosjes u shpreh se çështja maratonë e “Hakmarrjes për Drejtësi” duhet të ishte mbyllur përfundimisht dhe se gjykata të kishte pranuar kërkesën e tij, për lënien në fuqi të dy vendimeve të dënimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Kundër këtij vendimi ka qenë dhe avokati i Orik Shytit, i cili u shpreh “...Ne prisnim pafajësinë. E shprehëm edhe në pretendimet tona në seancë dhe dje gjykata duhet të dilte me një vendim pafajësie për ato që u konstatuan gjatë procesit dhe që janë konstatuar edhe më parë. Ne duhet të shohim zbardhjen e vendimit, e më pas të flasim për fitore apo humbje sa i përket rishqyrtimit të kësaj çështjeje”, tha avokati Ardian Haci.
Historia gjyqësore
Historia e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për drejtësi” është unike, jo vetëm për ecejaket 20-vjeçare në dyert e gjykatave, por edhe për faktin që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë një çështje, ku asnjëherë nuk u kuptua sa ndikonin provat për krimet që i atribuoheshin dhe sa ndikonte politika.“Hakmarrja për drejtësi” do të artikulohej për herë të parë si organizatë me prirje terroriste dhe me qëllim për të rrëzuar demokracinë pakvjeçare shqiptare më 12 tetor të vitit 1996, kur policia publikoi një foto të një arsenali armësh, të gjetura në një apartament, që i përkisnin kësaj organziate.
Më pas, bomba e vendosur tek ish-marketi i VEFA-s pranë pallateve 9-katëshe në Tiranë dhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve të asaj kohe, Bujar Kaloshi, do të ishin krimet e radhës, për të cilat do të akzuohej “Hakmarrja për drejtësi”. Gjatë viti 1996, policia e atëhershme identifikoi Orik Shytin, djali i Aredin Shytit, ish-zv.ministër dhe ministër i Brendshëm për periudhën Janar-Korrik 1991, i dënuar për vrasjet e 2 prillit 1991.Më pas u arrestuan Laert Shyti dhe Enkeled Agaj. Sipas hetimeve të asaj kohe, kjo organizatë kishte kryer një sërë krimesh në vitet 1992-1996, madje kishte në plan edhe eliminimin fizik të Presidentit të atëhershëm të vendit, Sali Berisha.
Por, në mars të 1997-s, të arrestaurit u arratisën nga burgjet dhe dozat e forta politike të procesit ndaj tyre i ndihmuan të fiton azilin politik jashtë vendit. Hetimi ndaj “Hakmarrjes për drejtësi” do të rifillonte në vitin 1998, për të përfunduar 10 vite më vonë në vitin 2008, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të kërkonte dënime për 10 anëtarët e kësaj organizate, të akuzuar për dhjetëra vrasje, grabitje, rrëmbime dhe akte terroriste, kryesisht në vitet 1992-1996.
Gjykata e Apelit në Tiranë dhe ajo e Lartë do të linin në fuqi këto masa dënimi, duke firmosur në këtë mënyrë fatin e kësaj organziate. Por, i akuzuari si kreu i organizatës, Orik Shyti, edhe pse në arrati, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila në vitin 2011 do të konstatonte shkelje në gjykimin e kësaj organizate, duke urdhëruar rigjykimin e çështjes

(Në foto Andi Celiku, relatori i cështjes)
Dënimet e rrëzuara
Altin Arapi, burg përjetë
Orik Shyti, burg përjetë
Kreshnik Spahiu, 24 vite burg
Nikolin Novruzaj, 24 vite burg
Leart Shyti, 24 vite burg
Gëzim Gjoni, 5 vite burg
Pasho Novruzaj, 17 vite burg
Dritan Hate, 23 vite burg
Gentian Caka, 25 vite burg
Roland Shyti, 25 vite burg
Pas 20 vitesh
Pas 20 vitesh, Gjyqësori shqiptar rimerr në duar dosjen me akuzat për disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend çerekshekullin e fundit, por dhe ngarkesën politike prej së cilës ajo nuk zhvishet dot më.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO