‘Vendoret’/ Balla nga Mallakastra: Bashkia vetëm e qytetarëve! Koha kur nuk dihej ku ndahej Bashkia nga Kompania ka marrë fund

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla nga Mallakastra u shpreh se ka ardhur koha që bashkia të jetë e qytetarëve dhe koha kur nuk dihej ku ndahej bashkia nga kompania ka marrë fund.

Balla gjithashtu  theksoi se shumë shpejt do të nisë rruga Fier-Patos-Ballsh, një investim shumë i rëndësishëm si dhe nënvizoi që çdo punë e mirë e çdo investim realizohet kur ne ecim në drejtimin e duhur me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

“Në katër vite nuk dihej se ku fillonte bashkia e ku mbaronte kompania. Me makinat e bashkisë bëheshin punët e bashkisë, me lekët e bashkisë mbaronin punë edhe rrogat e kompanisë. Por në 2019 populli i Mallakastrës i dha besimin Qerim Ismailajt me të cilin kemi filluar një histori të re.

Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë një rezultat të shkëlqyer. Jemi duke bërë një punë të madhe që realisht i jep rëndësi asaj që quhet  thesari ose pasuria më e madhe e Mallakastrës,  qytetit antik të Bylisit. Shumë shpejt do fillojmë siç e tha Kryeministri Rama në Mallakastër, do fillojmë rrugën Fier-Patos-Ballsh dhe ky është një investim shumë i rëndësishëm. Që ta bëjmë  këtë rrugë duhet që Edi Rama dhe Ismaili të punojnë së bashku. Po doni punë duhet të mbështesim Partinë Socialiste me Edi Ramën dhe Qerim Ismailaj”.

Balla gjithashtu në fjalën e tij u shpreh se problematika e gjetjes së tregjeve për të shitur vajin e ullirit do të marrë fund.

“Një problem që ne duam t’i japim zgjidhje ka të bëjë me vajin e ullirit. Unë ju garantoj se qeveria dhe Ministria jonë e Bujqësisë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar treg për prodhimin tonë të vajit të ullirit. Kjo po ndodh, kemi filluar të eksportojmë sasitë e para të vajit të ullirit në Itali. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë do të vijnë këtu në vijim për të vlerësuar sasinë e vajit të pashitur që kemi nga sezoni dhe shpresoj që të kemi edhe këtë vit një sezon të mirë të vajit të ullirit.

Balla nuk la pa përmendur edhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Meraku jonë janë pensionet dhe përpjekjet e qeverisë për të rritur pagat qoftë në sektorin privat, qoftë në sektorin shtetëror do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë edhe tek rritja e pensioneve. Kemi bërë disa ndërhyrje, të cilat janë ndërhyrje emergjente do t’i quaja unë për t’i mbështetur gjatë muajve janar me një shpërblim pensionistët, tani në prill po, shpresoj që edhe në korrik e shtator përsëri. Duke rritur fondin rriten edhe pensionet dhe unë mendoj që vitin e ardhshëm ne do kemi një vit historik me një rritje  të rëndësishme të pensioneve. Na duhet që më 14 maj ta mbajmë Ballshin dhe gjithë Greshicën në të njëjtin drejtim, në drejtimin e duhur me Partinë Socialiste dhe Qerim Ismailaj”.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç

Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç