‘Vendoret’, Balla prezanton Eriselda Sefën për bashkinë e Lushnjës: Votoni për transformimin e qytetit! Infrastruktura dhe bujqësia prioriteti ynë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla prezantoi sot kandidaten e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Eriselda Sefën. Balla tha se me lekët e fushatës, PS do të mbjellë fidanë dhe sipas tij kjo është dhurata më e bukur që mund t’i japin Lushnjës.

Në fjalën e tij Balla tha se në katër vitet e ardhshme, puna e Sefës do të fokusohet kryesisht në infrastrukturën e zonës dhe bujqësinë, dy prioritetet për katër vitet e ardhshme, por sipas Ballës pa lënë pas transformimin e plotë të qytetit.

Balla i ndal edhe në disa projekte të parashikuara si unaza e Lushnjës, apo rikonstruksioni i spitalit të Lushnjës apo rikonstruksionin e shkollave e hapësirave sportive.  

“Praktikisht kemi hyrë në fushatën zgjedhore një fushatë që unë do ju kërkoja sot të jetë e fokusuar tek një punë që do duhet ta bëjmë të gjithë në qytetin e bukur të Lushnjës dhe në gjitha njësitë duke mbjellë pemë, ne do mbjellim pemë të bukura sot këtu në lulishte dhe do vazhdojmë të mbjellim pemë  në gjitha ato që kishim planifikuar se shpenzimet të kësaj fushate le ti dhurojmë Lushnjës në formën e pemëve luleve sepse mendoj që ajo që ka më shumë rëndësi  në fund të këtij procesi  është dashuri për këtë qytet të bukur, i cili ka hyrë në një fazë të re transformimi unë jam shumë krenar që bashkë me Eriseldën vetëm në një vit kemi arritur  të sigurojmë punë  dhe të fillojmë punë të rëndësishme  për  Bashkinë Lushnje dhe për qytetin e Lushnjës. Do të jetë Eriselda ajo që do të flasë gjerë e gjatë  për këto projekte të rëndësishme të këtij transformimi të këtij qyteti dhe kësaj bashkie ku një peshë  të rëndësishme zë vëmendja jonë për bujqësinë.

Lushnja si bashki, si pjesë e qarkut të Fierit  ka kontributin më të rëndësishëm në prodhimet bujqësore shqiptare të cilat sot  me krenari  eksportohen në çdo cep të Europës dhe prandaj duhet që  puna e Eriseldës në 4 vitet që do të vijnë duhet të jetë e ndarë  mes kujdesit për infrastrukturën  e përgjithshme të qytetit dhe gjitha njësive  dhe të kujdesit për bujqësinë. Edhe këtu  ajo  që na mbetet ne është pjesa e kujdesit për infrastrukturën bujqësore kanale vaditëse, kanale kulluese dhe  gjithçka tjetër që u nevojitet, rrugët e arave dhe gjithçka tjetër që u nevojitet këtyre banorëve të mrekullueshëm të Lushnjës. Nuk e fsheh jam gjithmonë e më shumë i dedikuar për të bërë më shumë punë të mira për Lushnjën sepse mendoj se këtij populli keq të mirë kaq punëtor i kemi borxh shume vite  për punë të humbura  që nuk i kishim realizuar në kohën e duhur dhe e vërteta është që  ndërsa ne fioluam të hiqnim një prej plagëve më të mëdha të këtij qyteti sikurse ishte përroi i Lushnjës nuk kishte një qytetar të këtij qyteti  që të mos na falënderonte.

Për pak ditë fillojmë edhe një prej arterive më të rëndësishme të këtij qyteti unaza e Lushnjes e cila ishte tërësisht e lënë në harresë por shumë shpejt  do të kthehet në një arterie të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social të këtij qyteti. Për ne infrastruktura shkollore mbetet  një prej investimeve më të  të rëndësishme dhe Eriselda do të  qartësojë më së miri të gjitha projektet tona  për rikonstruksionet e shkollave  krijimin e hapësirave sportive, palestrave, të cilat janë  ilaçi  i vetëm dhe i domosdoshëm për  largimin  e të rinjve nga veset e moshës. Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën  sportive duke e bërë klubin e Lushnjes duke e bërë klubin e Lushnjës që të ketë më shumë kapacitete. Spitali i Lushnjes për mua është  objektivi i radhës për ta transformuar atë në  një spital, peshën e ka  sepse  ja japin stafi i mrekullueshëm por  ja jep edhe nevoja që ka kjo bashki  e madhe e cila është  sa një prefekturë", tha Balla. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë