‘Vendoret’/ Balla prezanton Subashin para fierakëve: Fieri është kryeqyteti i socialistëve, presim rezultate pozitive

FIER- Partia Socialiste duket se ka ndezur motorët e fushatës ku këtë mërkurë kanë prezantuar para bastionit më të madh të selisë rozë, kandidatin për Bashkinë e Fierit, Armando Subashin. Fushata elektorale është ende 10 ditë larg nisjes zyrtare, por të gjitha palët kanë zbritur tashmë në terren. Më shumë sesa bashkitë dhe programet, ajo që i bashkon janë akuzat e kundërsjellta.

Edhe këtë vit, socialistët i besuan Subashit qarkun e Fierit.  

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla e ka cilësuar Fierin, kryeqytetin e socialistëve ndërsa u shpreh i sigurt se edhe fitorja më e madhe do të jetë pikërisht në Fier.

‘Rritja me 40 mijë lekë është pak, po mos harroni senë 2013 paga minimale ishte 13 mijë lekë. Synojmë ta rrisim edhe në muajt dhe vitet që vijojnë. Mos harroni se vendimet e PS-së, për rritjet e pagave janë detyrimet tona që me përkushtim kemi arritur të kalojmë përpara të gjitha sfidat. PS pret rezultate pozitive në Fier. Në Fier PD ka qeverisur edhe në bashki, dhe do na duhet punë e madhe për të gjitha ato pisllëqe që lanë pas. Do vazhdojmë të krijojmë hapësira publike. Transformimi i qytetit do të vijojë. Do vazhdojmë me të gjitha njësitë, sepse Fier mos të jetë thjesht me një qendër në qytet, por në ccdo njësi. Kur mu besua Fieri, isha shumë me dëshirë, sepse nuk ka socialist që nuk do ta drejtojë të paktën njëherë Fierin, kryeqytetin e socialistëve.’- tha Balla.

Nga Tirana, ku prezantoi kandidatët për këshillat bashkiakë, drejtuesi politik i PS Erion Veliaj, tha se opozita kërkon votën për t’i hapur luftë perëndimit,

Në mesin e betejës së parakohshme elektorale, i vetmi që nuk shfaqet është Enkelejd Alibeaj, i cili pasi shmangu garën në thuajse ¾  e vendit, premton edhe një fushatë të heshtur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • heni: 05/04/2023 18:41

    fieri eshte edhe kryeqyteti iu heroines, dhe ti ke gjete vendin aty, ku shoket e mozit nuk po te lejene te besh para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?