Vendoret, Basha sfidon Ramën: 1
në 5 kandidatë të PD do jetë grua

Vendoret, Basha sfidon Ramën: 1<br />në 5 kandidatë të PD do jetë grua
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi për herë të parë futjen në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në 21 Qershor të këtij viti. Mesa duket Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha, tashmë kanë hequr dorë nga bojkoti ndaj zgjedhjeve vendore të cilat do të bëhen sipas hartës së re territoriale. Një gjë e tillë është konfirmuar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, e autorizuar nga lideri i selisë blu, Basha.

Deklarata e deputetes Vokshi, u bë në forumin e hapur “Gruaja dhe rinia shqiptare sa larg dhe afër Evropës”, forum që u përshëndet dhe nga kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore europaine Doris Pack. Skenari i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të qershorit, është i ngjashëm me atë çfarë prezantoi kryeminstri Rama dy ditë më parë në themelimin e 23-vjetorit të FRESH, ku në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit, deklaroi se në zgjedhjet lokale të 2015-ës këshillat bashkiakë do të kenë përfaqësi të barabartë, 50% gra e 50 % meshkuj.

Ndërkohë, që deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe kryetare e LDGSH-së, pretendon të kundërtën. Sipas deputetes Albana Vokshi, kryeminstri Rama, ka kopjuar platformën e Partisë Demokratike e cila 20% të përfaqësuesve vendorë që kjo forcë do të fitojë do të jenë gra. Deputetja Vokshi theksoi se Partia Demokratike në zgjedhjet vendore çështjen e barazisë së përfshirjes së grave në aspektin politik do ta ketë 1 në 5 kandidatë grua. “Unë gjej rastin të sfidoj këtu edhe kryeminstri Rama, i cili duke kopjuar platformën tonë gjinore edhe ai dje theksoi se do të ishin 50% e grave në kshillat bashkiak nga partia e tij. Është zotim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që unë sot të deklaroj se Partia Demokratike do të ketë jo më pak se 20 % apo jo më pak se 1 në 5 gra për kandidatët për bashkitë.

"Nuk duket shifër e madhe por është hera e parë që një parti bën këtë hap, në 20% të bashkive nga sa është numri i përgjithshëm (minimum 20 %) do të jenë gra, gara duhet të jetë e barabartë”, deklaroi depuetetja demokrate, Albana Vokshi. Ndërkohë, edhe pse të njëjtit grupim politik, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu këtë arritje politike për përfshirjen e grave në politikë e sheh si një arritje të përpjekëve të kolegeve të saj, ndryshe nga Vokshi që këtë arritje ia njeh kreut demokrat e cila edhe e përgëzoi për këtë.
 
”Rama duke kopjuar paltformën tonë gjinore tha që do ishin 50% gra në këshillat bashkiakë. Sfida jonë shkon edhe më tej se ne zotohemi për 50, është zotim i kryetarit Basha më ka autorizuar që të them që PD do të ketë jo më pak se 1 në 5 gra si kandidate për bashkitë. Nuk duket shifër e madhe por është hera e parë që një parti bën këtë hap, në 20% të bashkive nga sa është numri i përgjithshëm (minimum 20 %) do të jenë gra, gara duhet të jetë e barabartë”-deklaroi Vokshi.

Me kete deklarate, duket se demorkatet kane hequr dore nga bojkoti i zgjedhjeve lokale te qershorit, te cilat kercenonin se do t'i bojkotonin per shkak kundershtise te hapur ndaj ndarjes se re administrative me 61 njesi vendore.
 
Aleatët presion Bashës: Të rikandidojë për Tiranën
Aletatët e Partisë Demokratike vënë nën presion kreun e selisë blu, Lulzim Basha, të cilit i kërkojnë rikandidimin e tij për bashkinë e kryeqytetit. Burimet i thanë “Shqiptarja.com” se në mbledhjen që do të zhvillojnë me kryetarin Basha do të shohin si mundësi edhe kërkesën për t’i kërkuar që ai të ripërsërisë kandidimin e tij për Tiranën. Megjithatë sipas aletatëve nëse kreu i opozitës do të ketë një tjetër emër për bashkinë më të madhe në vend, ata do të japin mbështetjen e tyre duke mos dalë me kandidatë paralel.

Kandidimin e Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës e artikuloi në media dy ditë më parë edhe një prej aleatëve dhe deputetëve të PD-së, Dashamir Shehi, i cili në vlerësimin e tij sqaroi se figura më dinjitoze dhe më e mirë në kryeqytet për PD-në në zgjedhjet e 21 qershorit do të ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. “Është logjike, normale dhe dinjitoze që të kandidojë zoti Basha për Bashkinë e tiranës, pasi ai është personazhi më i madh që ka në pjacë Partia Demokratike”, dekalroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!