Vendoret, Boçi: Në 21 qershor edhe
zgjedhje të parakohshme parlamentare

Vendoret, Boçi: Në 21 qershor edhe<br />zgjedhje të parakohshme parlamentare
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se me zgjedhjet lokale të 21 qershorit duhet të bëhen dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. I ftuar në studio në A1 Report, Boçi tha se PD do përpiqet që në këtë datë të zhvillohen dhe zgjedhjet e parakoshme, nisur dhe nga pakënaqësitë në vend. Sa i përket zgjedhjeve locale, ai deklaroi se kanë nisur përgatitjet. Boçi siguroi se kandidatët e PD-së në zgjedhje do jenë dinjitoz.
 
 
I pyetur a ka pakënaqësi brenda PD-së për ndarjen që është bërë për këto zgjedhje, deputeti Luçiano Boçi tha se ka pakënaqësi, por ato janë momentale. Pavarësisht zërave që kanë dalë për kandidatë të mundshëm, për shembull Agron Duka në Durrës, Boçi tha se ende nuk është përcaktuar qartësisht. Sipas tij bisedimet me partitë e koalicionit vazhdojnë.
 
Ndër të tjera ai tha se forca politike që ai përfaqëson tani e ka fituar besimin e qytetarëve, që sipas tij shumë janë të zhgënjyer nga mos mbajtja e premtimeve të qeverisë. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk