Vendorët debitorë për energjinë 
Aliko 147 mijë $ borxh nga 2009

Vendorët debitorë për energjinë <br />Aliko 147 mijë $ borxh nga 2009
TIRANË - 637 mijë dollarë është detyrimi i prapambetur i energjisë elektrike që drejtuesit vendorë kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.Vetëm kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko është debitor në shumën e 147 mijë dollarëve, borxh ky i mbledhur prej janarit të vitit 2009.
 
Lajmi është publik nga kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, i cili u bëri thirrje drejtuesve vendorë të paguajnë energjinë. Në të kundërt, Çela theksoi se do të kallëzohen në prokurori si dhe do të kërkohet shkarkimi i tyre.Deklaratë e administratorit të OSHEE, Adrian Çela, për mediat
 
 “Zotërinjtë nuk duhet të fshihen pas imunitetit të zgjedhurit nga populli, por të paguajnë. Nëse kjo nuk do ndodhë edhe pas këtij apeli, ne jo vetëm që do t’i kallëzojmë në Prokurori por do t’i drejtohemi qeverisë për shkarkimin e tyre pa asnjë dallim politik. Janë jo pak, por 637 mijë dollarë detyrim i prapambetur personal i kryetarëve të komunave në rang vendi. Vetëm kryetari i Komunës Lazarat ka plot 147 mijë dollarë borxhe të papaguara të energjisë elektrike. Shpresojmë që kjo marrëdhënie e turpshme e këtyre zotërinjve me ligjin të marrë fund javën e ardhshme", - tha administratori i përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela.
 
Adrian Çela: Përshëndes Tropojën për nivelin e arkëtimeve
Çela shtoi se në Tropojë brenda 12 ditëve të para janë arkëtuar 26 milionë lekë të reja, teksa deri para operacionit të qeverisë arkëtohej vetëm 3 milionë lekët të reja në muaj në total.
 
“Kjo tregon se edhe në qarkun ku pagesa e energjisë ishte në nivelin më të ulët, sot kemi një situatë të re me qytetarët të cilët po i bashkohen kësaj përpjekje të madhe.”- tha Çela.

Administratori i OSHEE shtoi se në javën e ardhshme do të hapen edhe 21 sportele të tjera në vend, për të përballuar fluksin e qytetarëve.

"OSHEE do të hapë edhe 21 sportele të reja për të përballur flukset në rritje të vazhdueshme. të qytetarëve të ndërgjegjësuar, se loja e madhe në këtë pasuri kombëtare në kurriz të kombit shtetit, e të atyre që paguajnë rregullisht ka mbaruar"- përfundoi Çela. 

 
fatura
fatura

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?