‘Vendoret’/ Kandidatët në terren! Benet Beci letër punonjësve të Bashkisë së Shkodrës: Mos kini frikë nga 14 maji, nëse zgjidhem kryetar s'do iu pushoj nga puna

Kandidatët e Bashkive kanë vijuar punën me takimet në terren në kuadër të fushatës zgjedhore për 14 majin. 

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci u ka dërguar një letër punonjësve të Bashkisë, duke thënë se nuk duhet të tremben nga zgjedhjet e 14 majit, pasi nëse ai do të vijë në krye të qytetit nuk do të pushojë nga puna askënd. Ai thotë se do të punojë shumë fort që Bashkia të mos jetë një vatër e militantëve partiak, por një vend idesh. 

Nga Durrësi, Kryebashkiakja Sako tha se gjithë lagjja 17 dhe zona përballë saj, janë kthyer në një kantier të madh ndërtimi, pjesë e së cilës është linja hekurudhore Durrës-Tiranë, ngritja e godinës për parkimin publik, ndërsa po punohet për parkimin e rezidentëve nëpër lagje.

Kandidati për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano Boçi i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa për rënien e monedhës euro në vend, duke thënë se rrezikohen rreth 12 mijë vende pune në biznesin fason vetëm sa i takon Elbasanit. 

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha, për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni ka zhvilluar sot një takim me mjekët dhe mësuesit e këtij qyteti, të cilëve u ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e qytetit.

Damian Gjiknuri ka zhvilluar takim në bashkinë e Peqinit për të kërkuar votën për Bukurosh Maçin, për të cilin thotë se ka demonstruar aftësi menaxhimi, marrëdhënie të mira njerëzore dhe ka bërë atë që i ka munguar Peqinit.

Nga ana tjetër, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me qytetarë në Pogradec të cilëve u ka kërkuar votën për anëtarë të Këshillit Bashkiak, me argumentin se e keqja më e madhe e momentit është qeveria. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Gjiknuri kërkon votën për Bukurosh Maçin: Ka demonstruar aftësi menaxhimi, marrëdhënie të mira njerëzore dhe ka thithur projekte

 

1683309497_gjiknuri.jpg

Damian Gjiknuri ka zhvilluar takim në bashkinë e Peqinit për të kërkuar votën për Bukurosh Maçin, për të cilin thotë se ka demonstruar aftësi menaxhimi, marrëdhënie të mira njerëzore dhe ka bërë atë që i ka munguar Peqinit.

“Kam kohë që se shoh këtë shesh kaq të mbushur. Ka një arsye të fortë, ne po mirëpresim Kryeministrin dhe më 14 Maj ne kemi një sfidë që duhet ta fitojmë patjetër dhe jam i bindur që nuk është rastësi, që ky shesh është mbushur kaq plot dhe kam vite që se kam parë të tillë, sepse ju tashmë ia keni dhënë përkrahjen Bukuroshit dhe Partisë Socialiste.

 Ju e kuptoni shumë mirë se çfarë do të thotë të administrosh mirë Bashkinë, çfarë do të thotë të kesh një kandidat që i di problemet e njerëzve dhe që ka treguar, në të gjitha detyrat e tij, se di të administrojë.

Unë e kam thënë edhe një herë tjetër, e zgjodhëm Bukuroshin sepse në të gjithë karrierën e tij, sidomos në kohën që ka qenë drejtues i një prej shërbimeve më jetike në Elbasan, ka ditur të demonstrojë aftësi menaxhimi, marrëdhënie të mira njerëzore, e mbi të gjitha ka ditur të thithë projekte.

Atë që i ka munguar prej kohësh Peqinit. Bukuroshi do të dijë ta bëjë shumë mirë këtë punë dhe ai nuk është vetëm në këtë sfidë, në Peqin. Ai ka pas Partinë Socialiste, më ka mua si drejtues politik, ka deputetin, por mbi të gjitha ka Kryeministrin Rama. Ky është çelësi i suksesit, është kyçi që do të bëjë të mundur ecjen përpara të Peqinit.

Së fundi dua të jap dhe dy mesazhe shumë të rëndësishme. Më 14 Maj vlerësoni politikat e Qeverisë Rama, vlerësoni politikën e rritjes së pagave dhe hapja e “dritës jeshile” për pagën mesatare do të sjellë përfitime edhe për pensionistët.

Vlerësojeni në mënyrë masive sepse politika është arti i së mundshmes, është guxim, por ka nevojë për mirënjohje. Është momenti që Peqini dhe e gjithë Shqipëria të tregojnë mirënjohje. Prandaj jam i bindur që më 14 Maj, Bukuroshi dhe Partia Socialiste do të jenë kampionë në Peqin”, tha Gjiknuri.

Ora 15:48
Alibeaj në Pogradec, kërkon votën për këshilltarët bashkiakë të PD: Qeveria është e keqja më e madhe e këtij vendi

 

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit të cilëve u ka kërkuar votën për kandidatët e PD-së për këshillin bashkiak.

Teksa e cilësoi Berishën si përgjegjësin kryesor për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike sot, Alibeaj tha se diskutimet e tij gjatë takimeve kanë qenë të orientuara tek qeveria, duke shtuar se kjo e fundit është e keqja më e madhe e këtij vendi.

Por ai theksoi se largimi i qeverisë nuk mund të bëhet as me revolucion paqësor, sepse sipas tij revolucioni ëhstë mënyra sesi dëshiron të veprojë Berisha. Alibeaj tha se nevojitej një alternativë e re në politikë, ndryshe nga Meta dhe Berisha.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Dëgjoni t’iu them diçka: mbase e keni vënë re, ajo se ccfarë unë kam mbajtur si fjalë apo si linjë në diskutimet e mia, ka qenë kryesisht por jo vetëm e orientuar tek Sali Berisha, e dini pse? Sepse unë mendoj këtë gjë: E keqja më e madhe e këtij vendi sot është qeveria, këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi. Qeveria e cila përfaqësohet nga një pinjoll I diktaturës, Edi Rama. Por çfarë ka bërë ai? Nuk ka bërë gjë tjetër veccse ka vazhduar të njëjtin mentalitet të mbajtjes së pushtetit, kacavjerrjes me duar, është e njëjta frymë siç edhe Sali Berisha e ka bërë dikur, kjo është e vërteta. Dhe të shpëtojë Shqipëria prej pikërisht kësaj asfiksie që I ka bërë politika e vjetër 33 vjeccare, unë them që bëhet në këtë mënyrë. Nuk bëhet me revolucion paqësor siç e kemi dëgjuar nga pala tjetër. C’do me thënë revolucion paqësor?! Tek e fundit është një mjet dhe instrument bolshevik. Jo! Të djathtët nuk përdorin mjete të majta kundër së majtës, ndryshe pastaj nuk do të ishin të djathtë. Jo! E keqja më e madhe që quhet sot regjimi I Edi Ramës, që në fakt është një regjim post diktatorial, është regjim sovjetik. Mungesë lirie, mungesë hapësire, frymëmarrjeje, shantazh apo jo? Edhe sot në fushatë vazhdon presioni I shtetit ndaj njerëzve, në 2023-in, vend I NATO-s, në Europë. Cfarë zgjedhjes janë këto? Atëherë mënyra më e mirë është që të nxjerrim një alternativë tjetër. Cila është alternativa tjetër? Për çfarë akuzohet sot Rama që e ka ngritur në sistem? Për korrupsion. Nga fillimi deri në fund, nga Tirana e deri në skajin më të largët të Shqipërisë, fjala e vetme që ata të cilët sot janë në shtet, nga kryeministri e deri tek nënpunësi më I rëndomtë, ngrihen në mëngjes dhe thonë çfarë do vjedh sot. Si do ta vjedh sot, si do t’ia nxij jetën njerëzve, si do t’ia zhvas ato lekë nga xhepi. Dhe simptomat janë të tilla, njerëzit ikin. Ikin njerëzit sepse të themi atë që është, se deri më tani as nuk ju kemi dhënë shpresë. Shqiptarët nuk janë popull nomad, marrin trastat dhe të ikim, jo! Duhet që shqiptarët të rrinë këtu, të kenë një alternativë, të kenë një mundësi të besueshme. Dhe që ta bëjmë këtë, ne nuk duhet të pranojmë asnjë nga simptomat e Ramës, po që I ka veshur edhe Berisha. I korruptuar Rama, I korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë. Virrusi I korrupsionit I futur në qeverisjen tonë në atë kohë, u bë një rrugë që filloi të ndiqej edhe nga njerëzit tanë. 

Ora 14:31
Kandidati i BF në Peqin vizion familjet e prekura nga termeti i 2019-tës

1683549108_asgreg.JPG

Kandidati i Koalicionit Berisha-Meta në Bashkinë Peqin zoti Mustafa Pashja ka vizituar banesën e familjes Shkëmbi në fshatin Vashaj. Gjatë tërmetit të vitit 2019 banesa ku jetonte familja Shkëmbi u dëmtua dhe u bë e pabanueshme.

Muhamet Shkëmbi i tregon kandidati Pashja se që prej tërmetit të vitit 2019 ai jeton në këtë çadër dhe këtë banesë të rrënuar, përpos banesës së rrënuar ai jeton vetëm duke shitur lule dhe me blegtori pasi dhe e zonja është e paaftë për punë dhe trajtohet me kemp.

Pashja ka vizituar familjen dhe pa nga afër kushtet në të cilët jetojnë 5 anëtaret e familjes Shkëmbi dhe u premtoj se në momentin kur ai do të ketë bashkinë Peqin në drejtim familjet të kësaj kategorie do të kenë ndihmë të veçantë nga bashkia dhe nga vet ai.

Ora 13:14
Sefa dhe Balla takime në Lushnjë: Projekte infrastrukturore! Banorët: Na e keni zbardhur faqen me rrugët

 

Kryetarja në detyrë dhe njëherësh, kandidatja e PS-së për Bashkinë Lushnjë, Eriselda Sefa e shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla kanë vijuar takime derë më derë në lagjen 18 nëntori.

Sefa ne takime me banoret e kësaj lagjeje i ka informuar ata për fshirjen e periferisë në projekte infrastrukturore qe do të mundësojnë integrimin e zonave skajore ashtu si zonat e tjera ku janë kryer asfaltime të rrugëve trotuareve ndriçim dhe gjelbërim.

“Është parashikuar vazhdimi i rrugës ‘Lasgush Poradeci’, pjesë që do të investohet nga bashkia. Është parashikuar kanalizim në këtë segment që të bëjmë lidhjen e dytë me autostradën. Do të pastrohet. Në njërën krah do të ketë trotuar, ndriçim dhe gjelbërim.”-tha ajo.

Edhe banorët janë shprehur se kjo zonë ka një transformim. 

"Na e keni zbardhur faqen, të thonë çfarë të duan"

Ora 13:03
Boçi: Qeveria të marrë masa për rënien e euros! Po kërcënon 12 mijë vende pune! Fasoneritë humbën 225 mln euro

1682168522_deaq.JPG

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk ka në fokusin e tij qytetarë. Ai tha se qeveria do duhet të marrë masa për uljen e euros, pasi sipas tij kjo i ka shkaktuar biznesit fason 225 mln euro humbje dhe 12 mijë vende pune.

“12.000 frymë që punojnë në sektorin fason në Elbasan rrezikojnë të humbin punën, nëse qeveria nuk ndërhyn për të normalizuar kursin e monedhës Euro. Rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milion euro humbje. Rënia e Euros ka ulur eksportet. Kjo gjendje kërcënon 12.000 vende pune në Elbasan, ose gati 25% të familjeve të bashkisë. Kjo çështje është shumë alarmante! Për ata që nuk e dinë, përfshi ty që vjen të martën - sektori fason në Shqipëri është punëdhënësi i dytë më i madh pas shtetit. Dhe është sektori më i rëndësishëm në sjelljen e valutës së huaj në vend. Në këtë vend, i cili varet thellësisht nga importet dhe nga mallrat që blihen jashtë, ardhja e valutës është jetike për të ruajtur ekuilibrin e kostos së jetesës.

Euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët. Qeveria këto parà i çon tek klientët e saj. Kompanitë e këtij sektori (por jo vetëm ato) e kanë përballuar këtë borxh, i cili prodhon flamuj të kuq tenderash dhe flamuj të zinj varfërie anembanë Shqipërisë.

Rënia e euros ka zhvlerësuar të gjitha kontratat e kompanive fason. Në të njëjtën kohë, ato do arkëtojnë më pak dhe duhet të paguajnë më shumë – qoftë në rroga, qoftë në kosto të tjera. Sipas operatorëve të sektorit, që nga fillimi i pandemisë, kostot indirekte të këtyre bizneseve janë rritur dyfish. Në fakt – falë numrit shumë të madh të punonjësve - ky biznes mbajti barrën kryesore gjatë pandemisë, kur qeveria ju dha punëtorëve vetëm një rrogë mujore dhe bëri 20 muaj propagandë, ndërsa kompanitë paguanin rrogat e tjera çdo muaj.

Propaganda nuk është ushqim. Nuk konvertohet në asgjë përveçse në hi syve. Do të kisha propozuar me shumë dëshirë ngritjen e zonës së lirë ekonomike/tregtare  në Elbasan. Por ti që vjen të martën e konsideron armik Elbasanin dhe banorët e tij. Ti që vjen të martën nuk ke asnjë lidhje me fatin e shqiptarëve. Ti flet për Ballkanin e Hapur, por Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë ngrirë Euron në vlerë këmbimi (prej vitesh tashmë) për të mbrojtur ekonomitë e tyre. Ti po e përdor atë si instrument për të vjedhur qytetarët dhe bizneset e tyre.

Shkupi ka dy zona të lira ekonomike. Beogradi gjithashtu. Përfund edhe Prishtina apo Tetova kanë dizajnuar zonat e tyre të lira (ekonomike). Ne nuk kemi asnjë. As në Tiranë, e aq më pak në Elbasan. Ndërkohë unë kam përmendur se do të krijojmë Markën tonë “Made in Elbasan” dhe do të përfshijmë aty edhe prodhimet fason.  Duhet të krijojmë një produkt të pavarur dhe të integruar shqiptar të veshjeve dhe të këpucëve. Përvojën e kemi. Guximin e kemi. Dhe na mjafton vullneti politik për të nisur një proces rrënjësor ndryshimesh. Ftoj qeverinë që – meqë uli Euron, të ulë edhe çmimet e atyre produkteve që vijnë nga jashtë dhe blihen me euro.  Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë”, tha Boçi.

Ora 11:08
Kandidati i koalicionit Meta-Berisha për Lezhën, Pashk Gjoni: Patericat e Pjerin Ndreut do të turpërohen për presionin që po bëjnë

 

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha për Lezhën, Pashk Gjoni: Patericat e Pjerin Ndreut do të turpërohen për presionin që po bëjnë

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha, për Bashkinë Lezhë, ka zhvilluar sot një takim me mjekët dhe mësuesit e këtij qyteti, të cilëve u ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e qytetit.

E teksa u ndal te fati i zgjedhjeve të14 majit, ai tha se patericat politike të kundërshtarit të tij, Pjerin Ndreut, do të turpërohen për presionin e dështuar që po bëjnë ndaj qytetarëve për t’ju imponuar vullnetin e tyre në zgjedhje.

Ai gjithashtu bëri një deklaratë të fortë për  drejtorin e spitalit të Lezhës, i cili sipas Gjonit kërcënon administratën që të votojnë Partinë Socialiste.

"Është shumë e dhimbshme kundër shumë kujt, që koleget e mi të thonë nën zë që nuk më takojnë dot sepse kanë frikë nga drejtoret. Ndaj kam shkuar në zyrën e tij dhe i kam thënë që çdo drejtues ka një vizë të kuqe por ai vazhdon çdo ditë me presion. Thërret personelin në zyrë, i kërkon votën dhe i bën presion për vendin e punës", u shpreh Gjoni.

Kandidati Gjoni shoqërohej nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila gjithashtu në fjalën e saj tha se kandidati Pjerin Ndreu, nuk ofron asnjë vlerë për të drejtuar Lezhën.

 

Ora 10:40
‘Vendoret’/ Sako: Projekte produkive për Bashkinë Durrës, hekurudhë që do shkurtojë distancën Tiranë-Durrës dhe parkimi i parë publik

 

Do të vazhdojmë transformimin e mëtejshëm të lagjes 17, duke punuar njëkohësisht me programin e rindërtimit, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe parkimin publik. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste në takimin me banorët e lagjes 17. Kryebashkiakja Sako tha se gjithë lagjja 17 dhe zona përballë saj, janë kthyer në një kantier të madh ndërtimi, pjesë e së cilës është linja hekurudhore Durrës-Tiranë, ngritja e godinës për parkimin publik, ndërsa po punohet për parkimin e rezidentëve nëpër lagje.

“310 famije do marrin shtëpitë e tyre në përfundim të këtij viti. Do të kemi lidhjen direkte të Tiranës dhe Durrësit me hekurudhën. Porjketi i parë publik në qytetin tonë është hapi ynë i radhës”- tha ajo.

Në takimin me banorë të kësaj lagje ka qenë e pranishme edhe deputetja Klodiana Spahiu e cila tha se Sako, e mori drejtimin e bashkisë në një situatë të vështirë, ku qyteti ishte goditur nga tërmeti dhe më pas pandemia. Spahiu shtoi se kryebashkiakja Sako ka punuar shumë duke ju gjendur pranë të gjithë banorëve pa dallim të majtë apo të djathtë

Duke u ndalur tek transformimi i qytetit me projekte madhore, që po shtrihet në çdo cep të tij, Sako tha se po punohet që ky qytet të bëhet ndër qytetet më të aksesueshëm, ku përparësi gjithashtu do ti jepet parkimeve dhe shmangies së rëndëses së trafikut nëpërmjet investimit të unazave të

Ora 10:39
Benet Beci, letër të hapur punonjësve të Bashkisë së Shkodrës

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci u ka dërguar një letër punonjësve të Bashkisë, duke thënë se nuk duhet të tremben nga zgjedhjet e 14 majit, pasi nëse ai do të vijë në krye të qytetit nuk do të pushojë nga puna askënd. Ai thotë se do të punojë shumë fort që Bashkia të mos jetë një vatër e militantëve partiak, por një vend idesh.

Letra e plotë
I/e dashur mik/e, punonjës i bashkisë Shkodër! Së pari uroj që kjo letër t’ju gjejë mirë, ju dhe familjen tuaj. Do doja shumë të ndaja me ju disa opinione për punën e përbashkët që na pret në bashkinë e re të pas 14 Majit. Prej shumë vitesh, institucioni më i rëndësishëm i qytetit tonë, është i përfshirë në problematika, të cilat vijnë për një pafundësi shkaqesh, përfshi edhe ato të përplasjeve politike. Kjo situatë nuk ju vë aspak nën akuzë, ju, specialistëve që keni punuar dhe punoni me përkushtim për të mirën e këtij qyteti. Problemet janë tek mënyra e keqmenaxhimit, dhe këtë më mirë se sa unë, e dini ju vetë, që si specialistë, e vuani çdo ditë në kurriz. Siç edhe ju tashmë e dini, unë kam ambicie që të drejtoj një bashki, për të cilën politikë e vetme, do të jetë zhvillimi i qytetit dhe fshatrave, dhe mirëqenia e shkodranëve. Ky është dhe do të mbetet prioriteti im dhe i të gjithë personave që do të punojnë në bashkinë e re të Shkodrës.

Ne, së bashku, do të punojmë fort për t’i dhënë ritëm punës tonë, dhe për të rritur frymën e bashkëpunimit. Në mënyrë që Bashkia e Shkodrës, të mos jetë një vatër e militantizmit dhe parazitizmit të asnjë lloji, por të kthehet në një laborator idesh dhe përparimi. Në bashkinë e re të Shkodrës nuk do të ketë më kuota përfaqësimi politik, por kuota të një përfaqësimi vlerash dhe intelekti, që së bashku do të krijojnë një ansambël fitues të çdo sfide për rimëkëmbjen e qytetit tonë. Shkodra është e madhe, aq sa është e vogël. Një qytet ku të gjithë e njohim njëri tjetrin dhe ku kemi shumë e shumë gjëra që na lidhin e na bashkojmë, e aspak gjëra që na ndajnë.

Prandaj, i/e dashur mik/e Qyteti ka nevojë për përvojën dhe vlerën e gjithsecilit nga ju, specialistët e mirëfilltë. Ju, që me përkushtim e keni mbajtur në këmbë këtë institucion, pavarësisht strategjive të gabuara drejtuese që i kanë bërë një dëm shumë të madh Shkodrës. Por jo të pariparueshëm.

Duke të uruar një javë të qetë, uroj dhe shpresoj gjithashtu që të vijosh punën normalisht, pa u ndikuar nga presionet politike që duan të të përfshijnë kundër dëshirës tënde në një fushatë të ethshme, agresive dhe përçarëse, që po bëhet në emrin tënd. Përfshirja jote në fushatë, të transformon nga specialist në militant. Një fenomen nga i cili Shkodra është dëmtuar në tre dekada, dhe për të cilën nuk ka aspak nevojë. Prandaj, deri më 14, të ftoj të refuzosh çdo përfshirje në një fushatë që nuk është e jotja, por e dikujt që po lufton fort vetëm për veten e tij. E nesërmja nuk do të ndryshojë aspak pozicionin tënd të punës. Thjeshtë do të ndryshojë vizionin tonë të përbashkët për Shkodrën. Dhe të siguroj që do të jetë shumë herë më i mirë.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ret: 08/05/2023 20:03

    gjiknuri, nuk ka ku te shkoj me cmenduria ne ate vend, i korruptuari akuzon te korruptuarin se sa je i korruptuar., vendi me i madh i cudirave ne bote

    Përgjigju
  • Stela: 08/05/2023 13:29

    Do ishte dicka e mire qe Beneti te zotohet te zgjedh te pakten nenkryetar bashkie Luiz Ejllin...mendoj se do fitonte pa diskutim

    Përgjigju
  • Dori: 08/05/2023 13:18

    O Benet,kur vet Rama e Spiropali thon qe nuk e fiton Shkodren nuk kuptoj pse vazhdon te lodhesh kot me premtime e sorollatje.Ato jan njerez kot qe pranojn te han gur e te votojn Sali kriminelin.Esht fatkeqsi por nuk fiton dot Benet.

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/05/2023 12:12

    Hekurudhen do ta ndertoj Putini më Vucicin apo jo oj mejramen e shitur

    Përgjigju
  • Mario: 08/05/2023 11:37

    Pa merak benet se nuk i pushon dot sepse sdo jesh kurr kryetar i rilindjes komuniste ne shkoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja