Vendoret, Klosi: Ministrat mund të
 jenë pjesë e kandidatëve të PS-së

Vendoret, Klosi: Ministrat mund të<br /> jenë pjesë e kandidatëve të PS-së
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i grupit të Punës për zgjedhjet vendore në PS, Blendi Klosi, nuk përjashton kandidimin e ndonjë prej ministrave aktualë në garën për bashkitë e vendit, në zgjedhjet e 21 qershorit. Në një intervistë për “A1 Report”, deputeti socialist është shprehur se puna dhe arritjet e ndonjë ministri të kabinetit Rama apo edhe kryetari aktual, mund të jetë shtysë që kryesia e PS-së t’i besoj atij apo asaj edhe garën në ndonjë nga bashkitë e vendit. “Gara është shumë më tepër politike.

Në garën e 21 qershorit, PS ka një betejë të re, ne nuk luftojmë Sali Berishën, por gara jonë është se çfarë kemi bërë në këto 2 vjet. Këtu do të shohim që njerëzit do të përkrahin reformat e ndërmarra. Ndaj edhe nuk përjashtohen as emrat e ministrave të suksesshëm e as i ndonjë kryetari bashkie”, deklaroi Klosi. Deputeti socialist sqaroi se për emra konkret do të duhet muaj të flitet, por siguroi se për të vendosur do duhet fillimisht konsulta me aletatët pasi në zgjedhje do të dilet me kandidatë të përbashkët.

“Tashmë nuk ka vetëm një disktutim të brendshëm, pasi ashtu siç edhe është thënë nga liderët kryesorë të forcave të koalicionit të majtë, në zgjedhjet vendore do të jemi sërish në koalicion dhe do të dalim me kandidat të përbashëkt. Ndaj edhe emrat konkretë do dalin pas konsultave me aleatët tanë”, theksoi deputeti socialist. Lidhur me deklaratat e bëra në media të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule për një garë të ndarë nga koalicioni i majtë nga i cili bën pjesë, Klosi ka shprehur bindjen se PBDNJ do të vazhdoj të jetë pjesë e koalcionit, pavarësisht shkëputjeve lokale të cilat kanë ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme.

“Unë mendoj se si do që të shkoj puna,PBDNJ do të vijoj të jetë brenda koalicionit të majtë, ndërkohë që mund të ketë kandidatë të dubluar vetëm në disa zona, njësoj siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera”, sqaroi Klosi. Partia Socialiste prej dy javësh ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore, të cilat po organizohen sipas modelit të ndarjes së re territorial, e cila përcakton lagjet si njësinë më të vogël administrative.

Komisioni
Në pozitat e nënkryetarit të Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve, Klosi ka deklaruar se nga koha kur të majtët kanë ardhur në pushtet në ato servera nuk ka asgjë të dyshimtë dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje.“Ne jemi aty për të hetuar në gjithë procesin, para kohës se ne të vinim në pushtet. Nuk ka asnjë moment, aty që të ketë ndodhur fshirja e materialeve që thotë PD, kjo nuk është e vërtetë. Ka parregullsi se si ka qënë sistemi më përpara.  Ditët në vazhdim do shofim se çfarë do të nxjerrim”, u shpreh Klosi.  

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë