Vendoret, Kokëdhima i deleguar i 
PS në Sarandë,dëgjon kandidatët 

Vendoret, Kokëdhima i deleguar i <br />PS në Sarandë,dëgjon kandidatët 
Deputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima është i deleguari i PS-së në Sarandë për të marrë propozimet e bazës lidhur me kandidatët e PS për zgjedhjet e 21 qershorit. Strukturat e këtij qyteti pritet të mblidhen ditën e sotme për të zyrtarizuar emrat përfundimtarë që do t’i përcillen, deputetit Kokëdhima. Pritet që kandidatët që kërkojnë të marrin mbështetjen e bazës të bëjnë edhe një prezantim të projekteve që dëshirojnë të realizojnë nëse marrin votbesimin e qytetarëve të Sarandës.

Sipas burimeve, pritet që nga strukturat deputetit Kokëdhima t’i paraqiten pesë kandidatura, mes të cilave edhe emri i kryebashkiakut aktual të Sarandës Stefan Çipa. Krahas tij në garë pritet të marrin pjesë edhe Adriana Shehu, Floriana Koka, Sheme Lulo dhe Ramiz Husi. Saranda do të jetë një bashki në të cilin, Rama ka deklaruar se do të garojë një kandidat socialist, fakt i cili ka nxitur strukturat e PS-së në këtë qytetet për të përzgjedhur mes propozimeve të ardhura nga baza.Stefan Çipa shihet si kandidati kryesor të cilin e majta do të mbështesë në këtë qytet.

Çipa arriti të marr mandatin e tij të parë në zgjedhjet vendore të 2011 kur fitoi përballë kandiatit demokrat Edmond Gjoka, i cili udhëhoqi Sarandën për dy mandate me rradhë. Emri i Stefan Çipës ka mbështetjen e strukturave të cilat e shohin si një figurë të pakonsumuar, duke vlerësuar punën e bërë në mandatin e parë. Ndërkohë një tjetër emër i cili përflitet nga strukturat e PS-së për kandidimin në zgjedhjet vendore është ai i Sheme Lulos.

Lulo renditej i dhjeti në listën e 23 qershorit të 2013. Floriana Koka një tjetër kandidate, në zgjedhjet e vitit 2009 u rendit e treta në listën shumëemërore për qarkun e Vlorës nën siglën e G99. Pavarësisht se nuk u shpall fituese Koka është angazhuar vazhdimisht me strukturat e PS-së. Gjithashtu emrat e Ramiz Hysit dhe Adriana Shehut njihen si kontribues ndër vite të PS së Sarandës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara