Vendoret, Mediu: Duka fitues në
Durrës, Basha do jetë kryeministë

Vendoret, Mediu: Duka fitues në<br />Durrës, Basha do jetë kryeministë
Brenda javës së ardhshme koalicioni opozitar do të mblidhet për të diskutuar mbi modalitetet e fushatës zgjedhore si dhe kandidiaturat e përbashkëta për zgjedhjet lokale.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një interviste për A1 Report thotë se diskutimi më i rëndësishëm duhet të fokusohet në përzgjedhjen e kandidiaturave fituese në këtë garë dhe nuk mbetet qëllim ndarja e zonave të influencës.

Ndërkaq republikanët kanë hedhur një hap të parë në këtë drjetim, duke propozuar deputetin Agron Duka si kandidaturë e të djathtës për Bashkinë e Durrësit. Meidu thotë se kanididatura e Dukës është fituese dhe gëzon mbështetje maksimale në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Por beteja më e fortë në këto zgjedhje mbetet kryeqyteti. Ndonëse është figura më e mirë e së djathtës, Lulzim Basha duhet të projektohet si kryemisnitër dhe jo si kryebashkiak thotë Mediu. Me 21 qershor mbahen zgjedhjet lokale, ku për herë të parë pas ndarjes së re territoriale qytetarët do të votojnë për 61 drejteus vendorë. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)