Vendoret, Meta shton ‘oreksin’
i kërkon Ramës Gjirokastrën

Vendoret, Meta shton ‘oreksin’<br />i kërkon Ramës Gjirokastrën
TIRANE - Klima e tensionuar brenda PS-së nuk e ka penguar Kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta të takohen sërish për të folur mbi ndarjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.

Sipas burimeve brenda Kuvendit, bëhet e ditur se përpara fillimit të seancës së ditës së djeshme, Rama e Meta janë takuar për të folur sërish për Bashkitë. Kryeparlamentari Meta ka qenë edhe më konkret në takimin e djeshëm kur ka kërkuar edhe bashkinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu mësohet se deri tani Rama ka dhënë dakortësinë e tij që LSI të marr kandidatët për Bashkitë e Lezhës, Beratit, Fierit dhe Pogradecit. Madje për këto qytete LSI ka gati edhe kandidatët, me të cilwt pretendon të garojë dhe që në të shumtën e rasteve janë në Kuvend.

Kështu për Beratin, LSI dëshiron të garojë me deputetin Gledion Rehovica, Fierin me deputetin Robert Bitri, Gjirokastrën me deputetin Vangjel Tavo, ndërkohë që për Lezhën kërkon të rikandidojë kryebashkiakun Viktor Tushe.


*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) data 27 shkurt 2015

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri