Vendoret, PD: Militantët e Dakos
 sulmuan përkrahësit e Dumës

Vendoret, PD: Militantët e Dakos<br /> sulmuan përkrahësit e Dumës
Pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet locale të 21 qershorit është regjistruar dhe incidenti i pare, të paktën kështu pretendohet nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.
 
Sipas tij militantët e PS-së dhe përkrahësit e kryetarit aktual të Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako kanë suluar stafin e kanidates demokrate Grida Duma. Spaho tha se militantët e Dakos kanë sulmuar me gurë përkrahësit që shoqëronin Dumën, duke plagosur njërin prej tyre.

 “Sot u shenua nje ngjarje e rëndë. U sulmua në mënyrë të dhunshme stafi shoqërues i kandidates Grida Duma. Përkrahësit e Vangjush Dakos për më shumë se një orë nën vështrimin e policisë qarkullonin me shpejtësi rrugës kryesore të Shkozetit me makinën AA 910 IR e cila mbante flamurin e PS. Militantet provokuan në mënyrë të përsëritur përkrahësit e Dumës dhe pasi hasën në qetësinë e tyre ata sulmuan me gurë, duke i shkaktuar plagë njërit prej përkrahësve”, deklaroi Spaho.
 
 
Sipas tij, Partia Demokratike dhe i dëmtuari i cili ndodhet në spital bënë kallzim në polici. PD i bën thirrje OSBE të dërgojë vëzhguesit dhe të ndjekin nga afër zgjedhjet. “Deshirojmë t'i bëjmë të ditur frikacakut Vangjush Dako dhe tutorit të tij Edi Rama që të heqin dore nga provokimet dhe të shkëputen nga kontigjentët kriminal”, theksoi Spaho. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?



×

Lajmi i fundit

Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë

Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë