Rama prezanton kandidatët e PS për bashkitë e qarkut të Korçës: Mos votoni non-gratat, duan të kenë ‘kështjella lufte’ kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kandidatët e PS-së për bashkitë e qarkut të Korçës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Gjatë takimeve të tij me banorët në bashki të ndryshme të qarkut, Rama u bëri thirrje që të mos votojnë për t’u kthyer prapa por të votojnë për vijimin e projekteve të nisura. Sipas tij, një votë pro kandidatëve të koalicionit Meta-Berisha është e turpshme për Shqipërinë, duke theksuar se SHBA-të e kanë shpallur Berishën si një person të padëshirueshëm me të cilin nuk bashkëpunojnë.

Ai nisi takimet nga Kolonja, ku kërkoi votën për një tjetër mandat të Erion Isait dhe bëri me dije se brenda sezonit të verës rruga që e lidh këtë bashki me Korçën, do të jetë e përfunduar dhe do t’i afrojë këto dy bashki në 20 minuta krahasuar me intervalin kohor prej 1 ore që ishte më parë.

‘Më vjen mirë, kjo është hera e fundit që unë vij këtu dhe rruga nuk është e përfunduar, sepse besoj që brenda verës, ne të rikthehemi dhe të bëjmë gjithë rrugën nga Pazari i Korçës në sheshin e Kolonjës për 20 minuta. E dini shumë mirë se çfarë torture ishte rruga. Kjo vepër që po ndërtohet është komplekse, kjo është arsyeja se pse ka marrë edhe më shumë kohë”- tha Rama.

Gjatë takimit me qytetarët në Devoll u bëri thirrje këtyre të fundit që nëse duan që të ketë zhvillim ekonomik për zonën ku jetojnë, duhet të votojnë për kandidatin e PS-së, Eduart Duron dhe jo të votojnë për kandidatët e koalicionit Meta-Berisha pasi sipas tij këta të fundit duan t’i përdorin bashkitë si ‘kështjellë lufte’ kundër qeverisë.

Më tej, Rama u ndal në një takim me të rinjtë në Korçë ku theksoi se trendi i kthimeve nga emigracioni është në rritje.  Ndërsa në mbyllje të takimit me qytetarët e Korçës nën shoqërinë e kandidatit Sotiraq Filos, kryesocialisti u shpreh se në vijim Korçado të kthehet në qendër të zhvillimit ekonomik dhe atraksioneve turistike me projektet të cilat janë në zhvillim e sipër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Rama thirrje qytetarëve në Korçë: Është një turp nëse votoni një njeri të padëshirueshëm nga SHBA

 

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur mbrëmjen e sotme takimet me qytetarët në qarkun e Korçës. Në një takim me qytetarë të Korçës, ai tha se Pusteci dhe Maliqi do të jenë dy zona kyç për turistët e shumtë në të ardhmen.

“Sot mund ta flasim por disa vite më parë nuk mund as ta diskutonim, që Korca ka nevojë për Maliqin për ta fuqizuar më tutje ofertë ne vetë turistike. Maliqi punëtor që ka prodhuar tërë jetën, nuk ka qenë kurrë një vend ku mund të imagjinohet se do kishte turistë të huaj. Maliqi do bëhet një nga dhomat e pritjes së këtij qarku për turistët e panumërt që do vijnë këtu.

Sot është Pusteci një qytezë e vogël e cila ka filluar të marrë frymë por ka në dispozicion një thesar, që i duhet Korçës si një tjetër vlerë e shtuar. Kur shikoni të ardhmen drejt 2030-ës kuptoni që nuk bëhet fjalë më për disa bashki të ndara nga njëra-tjetra, por për një unitet të madh mes disa bashkive që qendër graviteti ka Korçës dhe rreth saj pikat që e bëjnë të prodhojë shumë më tepër ekonomi dhe zhvillim”- u shpreh Rama.

Ai bëri thirrje që qytetarët të mos gabojnë dhe të votojnë për kandidatët e tjerë politikë të cilët sipas tij nuk kanë asnjë lloj prespektive për zhvillimin e bashkive, përveçse t’i përdorin këto të fundit në ‘luftën’ kundër qeverisë. Kryesocialisti tha se do të ishte e turpshme që të votonin për kandidatët e koalicionit Meta-Berisha, kur ky i fundit është i shpallur "non-grata" nga SHBA-të.

“Atyre shqiptarëve ëqë sot kanë ndërmend që votën e tyre ta cojnë teknjë vend i pdëshirueshëm nga SHBA-të dhe që dera e BE-së është e mbyllur njëherë e përgjithmonë, unë iu them që ky është një turp. Ky turp nuk iu bën me turp vetëm ju por Shqipërinë”-shtoi kreu i ekzekutivit.

Ora 17:29
Rama takim me qytetarët në Devoll: Mos gaboni të humbisni 4 vite, kundërshtarët e duan bashkinë si 'kështjellë lufte' me qeverinë

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Devoll, të cilëve u kërkoi votën për Eduart Duron. Ai tha se kandidatët rivalë të koalicionit Meta-Berisha duan të fitojnë bashkitë vetëm për t’i përdorur si kështjella lufte me qeverinë dhe për të dërguar protestues me autobusë në Tiranë që të kërkojnë rrëzimin e mazhorancës.

“Më duket një budallëk i madh që të mendohet se kjo punë e nisur të hidhet në erë për të futur në bashki dikë që as nuk e njoh fare. Por më mjafton të di se kush e sjell për dhëndër këtu. Për t’u thënë mos fusni sherrin në komunitet. Nuk e sjellin këtu për punë por për sherr, për ta kthyer bashkinë në kështjellë lufte me qeverinë. Për të marrë fondet për të marrë autobusë që të sjellin njerëz në Tiranë për të bërtitur ‘Rama ik’ po unë nuk kam ikur, këtu jam.  Besoj që nuk ka nevojë shumë për fjalë as këtu, sepse punët kanë folur vetë, si ishte Devolli para se ju të na jepnit mundësinë neve.  Mos bëni gabimin të humbisni edhe 4 vite të tjera sepse nuk ka kohë për të humbur, duhet të vazhdojmë vetëm përpara”-tha kryesocialisti.

Ora 17:07
Rama takim me të rinjtë në Korçë: Ka tendencë në rritje të atyre që kthehen nga emigracioni! Nuk gjejnë atë që imagjinojnë

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Korçë u shpreh se ka një tendencë në rritje të kthimeve në Shqipëri. Ai tha se të rinjtë që kthehen nga emigracioni nuk gjejnë atje atë që kishin imagjinuar.

“Flitet shumë për ata që ikin por jo për ata që kthehen. Kemi vënë re një tendencë në rritje të kthimeve por ama sot janë një në 3 apo 4 që kthehen. Ata që kanë qenë për një kohë të caktuar në emigracion apo ata që shkojnë dhe kthehen më shpejt sepse nuk gjejnë atë që imagjinojnë”-tha Rama.

Më tej kreu i mazhorancës tha se ata që kthehen nga emigracioni për të hapur një biznes të vogël në vendin e tyre, mund të fitojnë të ardhura më të larta se ato që u sjell emigracioni.

Thjesht dua të nënvizoj më shumë pjesën që tha djali, nevojën për më shumë optimizëm në raport me mundësitë dhe me potencialin e madh që ka çdo vend. Në kushtet ku Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një atraksion turistik, një vend ku nevoja për shërbime cilësore është shumë e madhe dhe ku ka mundësi për të krijuar biznese shërbimesh që nga ato të vogla që sjellin të ardhura të konsiderueshme më të mëdha se ato që fitohen jashtë duke punuar për dikë tjetër në industrinë e mikëpritjes apo shërbime online apo në shërbime që kanë filluar të zhvillohen gjithmonë e më shumë, si ato në fushën e mjekësisë ku profesionistë shqiptarë në mosha të reja kthehen dhe hapin klinika për t'u shërbyer te huajve që vijnë këtu.”, u shpreh kryeministri Rama.

Ora 15:02
Rama nga Maliqi: Pas 14 majit do kemi shëtitore që turistët të vijnë për të vizituar zonën! Fton qytetarët të kërcejnë në mes të shiut

 

Nga takimi me qytetarët në Maliq, kryetari i PS Edi Rama theksoi sërish rëndësinë e turizmit. Rama i cili ishte për të mbështetur kandidatin e PS Gëzim Topçiu, u shpreh se synojnë që të realizojnë një shëtitore të bukur pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Ne kemi mundësi të shohim se e ardhmja është shumë më mirë se e tashmja. Tani është momenti që të vijojmë punë për të lidhur këtë pjesë këtu me pyllin e fazanëve dhe për të lidhur qytetin e peshkut me mrekullinë në krahun tjetër përmes një shëtitoreje të bukur dhe për të bërë të mundur që turistët të vijnë edhe për të vizituar zonën duke hyrë në sinergji të re me Korçën. Këto janë jo vetëm të mundshme por punë që do i realizojmë bashkë me Gëzimin”, tha Rama.

Në përfundim të fjalës, Rama ftoi qytetarët që të kërcejnë ndonëse kishte reshje shiu.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laci: 03/05/2023 09:17

    votoni arlind qorrin dhe endri shabanin.....mjaft me xhaketat e vjetra..

    Përgjigju
  • coni: 03/05/2023 05:30

    po se ti je i mire o rama,,,,,njesoj jeni hajdute e vrases..

    Përgjigju
  • Iris: 03/05/2023 02:47

    Ata qe jane kthyer me shume jane ata pa dokumente,ata me probleme me drejtesine dhe ata qe mendojne se jashte jeta eshte fushe me lule dhe behesh milioner brenda nates pa u lodhur,asnje tjeter nuk kthehet.S.d.q te bazohesh vetem te turizmi per te ngritur ekonomine,eshte si te mbash shtepine me miell hua.Nje lufte,nje epidemi,nje vendosje vize,apo nje nderprerje marredheniesh diplomatike,apo nje ndryshim klime ne baze te se ciles mund te fillohet nje biznes dhe piji lengun turizmit tend!Industrite jane muskujt e zemra e nje vendi.Premtove per ndonje fabrike a uzine,pervec rrugeve e turizmit kur shkove ne Korce e Kolonje?-Nese jo,atehere kot e ke.Me cfare do te jetojne ata te kthyerit e tu ne Shqiperi,se shumica nuk kane para me cfare te investojne,shumica jane njerez te thjeshte?

    Përgjigju
  • Bena: 02/05/2023 19:42

    Vetem me ju do ecim perpara

    Përgjigju
  • Lea: 02/05/2023 19:42

    Je me i miri

    Përgjigju
  • O Ram: 02/05/2023 18:33

    Mos mendo me za të naltë or burr se e ke te slogani fushatës. Se nuk asht kthy njeri nga ata që kan ik. Për të rinjt që kanë ik e vazhdojn me ik S'ka kthim mbrapa, vetëm përpara.

    Përgjigju
  • Kujdes nga Karemi: 02/05/2023 18:18

    E hodhi Karemin kryeministri, të shohim sa do bien brenda. Peshqit naivë do gënjehen, ca do i kapi kryeministri me Karemin e tij e do ua bëj dhuratë Saliut Metës Alibashës.

    Përgjigju
  • Olsi: 02/05/2023 18:17

    Per sa kohe te jeni ju ne krye ky vend nuk ka per te shkuar ndonjehere mbrapa

    Përgjigju
  • Tendenca: 02/05/2023 17:52

    Ke të drejtë shumë nostalgjikë po kthehen atje ku ja u kishit nxirë jetën ju kusarët hajdutët matrapazët kriminelët drogaxhinjtë e politiqenët. Pasi fillojnë e bëjnë investimin e harxhojnë fitimet e jetës në emigracion aty, fillojnë i bien murit me kokë si u gënjyen përseri. Puna juaj është të mashtroni sa më shumë të sjellin kursimet në Shqipëri që ju t'i rrjepni.

    Përgjigju
  • Ndergjedja: 02/05/2023 17:46

    Hiq dor duke bërë fushatë për të diskriminuar çiftet të paktën ty nuk te lejohet të flasësh Ok

    Përgjigju
  • Kistra: 02/05/2023 12:25

    Likja eshte ne rregull, edhe ti me te! Kujt po i ankohesh? Lojrat tua me Liken po i paguajne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja