Vendoret, Tavo: Jo në garë për
Gjirokastrën, vazhdoj mandatin 

Vendoret, Tavo: Jo në garë për<br />Gjirokastrën, vazhdoj mandatin 
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka shuar zërat se ai mund të jetë një kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Gjirokastrës. Në një lidhje telefonike për A1 Report, Tavo tha se ai është i përkushtuar ndaj mandatit të tij si deputet dhe do ta përfundoj deri në fund mandatin që i kanë dhënë qytetarët.  
 
“Unë kam marrë një mandat, në qarkun e Gjirokastërës dhe këtë mandate do ta çojë deri në fund. Nuk do e ndërpres mandatin e depututetit, për tu kthyer në garë për bashkinë. Uunë do të përfaqësojë elektoratin tim në Kuvend”, deklaroi Tavo.  Sipas tij edhe Flamur Bime mund të jetë një nga kandidaturat që po diskutohet për Bashkinë e Gjirokastrës.
 
“Edhe zoti Bime mund të jetë një nga kandidaturat. Është tyreza, takimet që do të vendosi se kush do të jetë kandidati”, theksoi Tavo.
 
I pyetur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do jenë në garë për bashkitë kryesore, Tavo tha se nuk do të ketë një ndarje me thikë të zonave. Deputeti i LSI-së tha se dy kryetarët e partive do zgjedhin kandidatët më të mirë që do përfaqësojnë koalicionin e majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.


“Është në vahzdimësi procesi i negociatave, nuk janë vendosur ende kandidatët. Besoj se do të zgjedhim njerëzit më të mirë. Kjo ësshtë arsyeja se përse këto negociata po zgjasin e po vazhdojnë.  Kandidatët që do zgjidhen të na përfaqësojnë ne si të majtë. Sikurse është theksuar dhe nga kryetari, e majta nuk synon të ndajë zonat, por kandidatë të përbashkët. Nuk ka një ndarje të mirëfilltë zonash. Por do të ketë ndarje përgjegjësish”, deklaroi Tavo.  



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri