SHBA, Boston - Mëngjesin e kësaj të shtunë me orën shqiptare, Maroku fitoi 0-1 kundër Skocisë në ndeshjen e dytë të Grupit C në Kupën e Botës 2026. Fitorja e parë për marokenët në këtë turne u vendos nga goli i Ismael Saibari pas vetëm 71 sekondave lojë, duke e bërë sulmuesin afrikan golashënuesin më të shpejtë deri tani në këtë Botëror.

Afrikanët e nisën mirë ndeshjen dhe Brahim Diaz asistoi bukur për Saibarin, me këtë të fundit që lëshoi një 'predhë' me të djathtën nga brenda zone duke e ndalur pas krahëve të Gunn.

Maroku vijoi me lojën e bukur dhe rastet për shënim, por edhe Skocia ngacmoi në disa momente, teksa nuk mundi ta godiste në asnjë rast portën rivale. Fundi i ndeshjes i pa skocezët të hedhur në sulm, por Maroku nuk përfitoi për të 'vulosur' sfidën me golin e dytë.

Në fund Maroku gjeti fitoren e parë në këtë Kupë Bote dhe me katër pikë mban kreun e Grupit C. Në orën 02:30 të kësaj të shtune (pas pak) nis Brazil - Haiti në Philadelphia.

Renditja në Grupin C:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:43
Ismael Saibar i Marokut shënon golin më të shpejtë të Kupës së Botës 2026 kundër Skocisë

1781909161_ismaelsaibari.JPG

Maroku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme përballjen ndaj Skocisë në Kupën e Botës 2026, falë një goli të shpejtë të realizuar nga Ismael Saibari.

Mesfushori maroken gjeti rrugën e rrjetës vetëm 71 sekonda pas fillimit të ndeshjes, duke depërtuar pas mbrojtjes skoceze dhe duke dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës. Ky gol rezulton të jetë më i shpejti i shënuar deri më tani në Botërorin 2026.

Megjithatë, rekordi historik i Kupës së Botës nuk është ky. Ai mbahet nga turku Hakan Shukur, i cili realizoi pas vetëm 11 sekondash në fitoren 3-2 të Turqisë ndaj Koresë së Jugut në Botërorin e vitit 2002.

Maroku vazhdoi të ushtrojë presion edhe pas golit të epërsisë. Në minutën e 10-të, Azzedine Ounahi krijoi një tjetër rast të artë, pasi depërtoi në krahun e majtë të zonës dhe dha një top të rrezikshëm para portës. Megjithatë, dy sulmuesit marokenë që po vinin drejt shtyllës nuk arritën ta preknin topin, duke humbur mundësinë për të dyfishuar rezultatin.