Rikthim te ish-i. Ariana Grande duket se nuk ‘e ka respektuar’ këngën e saj me titull “Thank you, next” (Faleminderit, tjetri), ku flet për kapituj të mbyllur me dashuritë e së shkuarës pasi këngëtarja përflitet se është rikthyer me Ricky Alvarez.
Shenjave të ditëve të fundit u është bashkuar edhe një video e balerinit gjatë koncertit të saj në Brooklyn, teksa kërcente nën ritmet e “Imperfect for you.”
Artistja tashmë duket ta ketë harruar lidhjen me Ethan Slater pasi është parë në New York me Alvarez duke shëtitur dhe përqafuar.
Në koncertet e fundit, teksa këndonte hitin e saj “Thank you, next”, ajo ndryshoi edhe vargjet që i ka kushtuar balerinit.
“Shkrova disa këngë për Ricky, tani janë të bukura”, tha ajo në një prej koncerteve, kurse më pas e ndryshoi pjesën e dytë të vargut në “e gjejmë gjithnjë rrugën te njëri-tjetri.”
Komente




