Një 54- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vendosi baste sportive në lokal.
Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një 18- vjecar pasi u kap në flagrancë luajtur lojëra fati, ndërsa nisi procedimi për pronarin e lokalit.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", si dhe proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatua duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.