Vendoset kalendari për Kupën e
Shqipërisë, shtyhet Superliga

Vendoset kalendari për Kupën e<br />Shqipërisë, shtyhet Superliga
TIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktoi sot kalendarin e javës së ardhshme të Kategorisë Superiore si dhe atë të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me takimet e vajtjes që do të luhen këtë mesjavë.
 
Ditën e mërkurë në orën 16:00 në “Zeqir Ymeri” të Kukësit do të luhet përballja e parë gjysmëfinale mes Besëlidhjes dhe Tiranës, ndërkohë që të enjten në orën 19:00 Skënderbeu do të presë në Korçë Teutën.
 
Java e 28 e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
 
Të dielën në orën 16:00 Kukësi do të presë Vllazninë në “Zeqir Ymeri”, ndërsa Laçi do të përballet në shtëpi me Korabin. Partizani do të ndeshet ndaj Luftëtarit po të dielën, dhe me shumë mundësi takimi do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena” për shkak të përplasjes së kalendarit me Tiranën që gjithashtu luan në shtëpi.
 
Kjo javë do të mbyllet të hënën me dy ndeshje në orën 19:00, teksa Tirana do të presë në shtëpi Teutën, ndërsa Skënderbeu do të udhëtojë në transfertën e Vlorës për t’u ndeshur me Flamurtarin, shkruan “Panorama Sport”.
 
Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet, takimet
 
Të mërkurën me datë 5 prill, në orën 16:00 do të luhet ndeshja Besëlidhja – Tirana në stadiumin “Zeqir Ymeri”, Kukës.
 
Të enjten me datë 6 prill në orën 19:00 do të luhet ndeshja Skënderbeu – Teuta, në Korccë.
 
Kategoria Superiore, Java 28
 
E dielë, 9 prill 2017
 
16:00 | Kukësi – Vllaznia (“Zeqir Ymeri”, Kukës)
 
16:00 | Laçi – Korabi (“Laçi”, Laç)
 
19:00 | Partizani – Luftëtari (“Elbasan Arena”, Elbasan) ???
 
E hënë, 10 prill 2017
 
19:00 | Tirana – Teuta (“Selman Stërmasi”, Tiranë)
 
19:00 | Flamurtari – Skënderbeu (“Flamurtari”, Vlorë)
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot