Vendoset nën kontroll zjarri në malin e Gjallicës, drejtori i zjarrfikëses: Të dielën u riaktivizua për shkak të erës

Pas riaktivizimit sot është arritur në shuhet zjarri i rënë në malin e Gjallicës 4 ditë më parë.

Shuarja e zjarrit është bërë e mundur përmes ndërhyrjes jo vetëm të punonjësve të shërbimit zjarrfikëseve të Bashkisë Kukës, ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor, por edhe të banorëve të fshatit pranë të cilit ishte edhe vatra kryesore e zjarrit.

Drejtori i MZSh i Bashkisë Kukës Gafurr Rexha, thotë se rreth 90 % e gjithë sipërfaqës së përfshirë nga zjarri është vënë në kontroll dhe për shuarjen u angazhuan 12 forca pune të shërbimit të mbrojtjes kundër zjarreve të Bashkisë Kukës dhe Drejtorisë Pyjore.

"Pas izolimit të ditës së shtunë në orët e vona të darkës të dielën bëmë vetëm një rishikim nga specialistët e pyjeve dhe ato të zjarrfikësve. Të dielën ka qenë në kontroll, por të dielën nga era është riaktivizuar zjarri, por brenda. Janë djegur disa bimë si pisha, por situata nuk ka precipituar më shumë. Unë jam optimist dhe mendoj se 90% e kemi në kontroll, por nuk i dihet se shkak bëhet moti,"-shprehet Gafurr Rexha.

Zjarri i rënë në malin e Gjalicës në një sipërfaqe të gjerë të pishës dhe ahut, në lartësinë e mbi 1500 metrave, ka përshkruar një sipërfaqe prej rreth 6 ha pyje. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të panjohur. Gjatë këtij viti zjarret në masivet pyjore të rrethit të Kukësit kanë qenë të pakta, pa shkaktuar ndonjë dëm ekonomik. Ndërsa vitin e kaluar zjarret përfshinë rreth 300 ha pyje me një dëm ekonomik prej rreth 200 milion lekë. 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë