Vendoset pllakat në shtëpinë e Migjeni...tashmë të gjithë do kujtojmë se ku lindi poeti Mjerimit (VIDEO)

SHKODËR- Një ditë përpara përkujtimit të 108 vjetorit të lindjes së Migjenit, në banesën ku ka jetuar dhe ka vdekur poeti i Mjerimit është vendosur një memorial e cila dëshmon se ai ka jetuar në atë godinë, duke i dhënë tashmë një gjurmë të shtuar kësaj figure, e cila i dha aq shumë letërsisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin mjaft artdashës të poetit të njohur. Konsulli i nderit të Austrisë, Gjergj Leqejza u shpreh se iniciativa të tilla simbolike duhet të ndërmerren më shpesh.

"Demokracia aq e shumë pritur në Shqipëri natyrshëm erdhi edhe me disa gabime, keqinterpretime apo me disa vlerësime për figurat e ndryshme të kulturës, të historisë dhe qytetarisë Shqiptare Shkodrane dhe gjithmonë është koha për me menduar dikush për t'i i korrigjuar dhe për t’i vendosur në vendin që ata meritojnë.  Ne menduam që në mënyrë modeste ta vendosim një shenjë, këtu në këtë shtëpi ku familja e Migjenit ka jetuar dhe ku Migjeni edhe ka mbyllur sytë", tha Konsulli i nderit të Austrisë, Gjergj Leqejza.

Nga ana tjetër, profesori Alfred Çapaliku u shpreh se në saj të këtij memoriali do ta kujtojmë ditëlindjen e tij.

"Vetëm 27 vite ju deshën Migjenit që të ndërtonte gjithçka. Të ndërtonte lavdinë dhe të ndërtonte përjetësinë. Askush nuk kujtohet se ku vdiq Migjeni, por në saje të kësaj pllake ne do të kujtojmë gjithmonë lindjen e tij. Migjeni jo vetëm si njeri, por si një frymë. Ai shënon gjithashtu edhe ndoshta të vetmen urë lidhëse midis letërsisë së traditës dhe asaj moderne", u shpreh Çapaliku . 

Gjithashtu, letrari Zija Vukaj shpreh se Migjeni hapi një epokë të re në letërsinë shqipe, ndërsa theksoi faktin se poetë si ai nuk kthehen më në Shqipëri.

"Në fakt kemi një arsye madhore për ta pasur vëmendjen tek ky autor i cili hapi një epokë krejt të re në letërsinë shqipe. Ishte poeti i cili shënoi valën e re artistike dhe rrymën më modern që ndodhi ndonjëherë në artin dhe letërsinë shqipe. Sot ndoshta është pak e vështir me e kuptuar, por bashkëkombasit e tij më vonë kanë ditur me e studiuar dhe me e gjetur vendin. Erdhi kjo ditë, erdhi ky çast me e vendosur këtë pllakë e cila dëshmon se Migjeni ka jetuar në këtë banesë, në këtë shtëpi", tha Vukaj.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë si Migjeni lindi më 13 tetor të vitit 1911 dhe vdiq më 26 gusht 1938. Ai ka qenë poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/10/2019 10:44

    Po për Lasgush Poradecin mjeshtrin e madh të lirizmit?

    Përgjigju
  • Scutari: 14/10/2019 08:53

    Po per Platonicus (Dr.Veli Stafa) Poetin e Filozofise,Bodlerin e Shqipnis, kur do te kujtoheni ?

    Përgjigju
  • redi: 12/10/2019 20:13

    MIGJENI do te mbetet nje permendore gjigande, ne zemrat e cdo shqiptari me vepren e tij duke e ngrit pooezine e tij ne nivelet moderne te kohes, megjithese ne moshe shume te re.Mos kujtimi i Migjenit nga llymi i injorances dhe antishqiptarizmi vec nder i ben atij, se eshte populli i thjeshte qe nuk harron powtin qe me penen e tij i thuri vargje mjerimit por dhe thirrjrs per te ndryshu ate bote te mallkume

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/10/2019 19:11

    Kujtoj me nostalgji,Profesorin tone te letersise,ne gjimnazin Sami Frasheri (ne vitet 60-te),te paharruarin Rinush Idrizi.Me sa "nerv" dhe patos na komentonte poezite dhe prozat e Migjenit te madh.Ai ka shkruar edhe Biografine e plote "njerezore dhe artistike" te ketij poeti dhe prozatori te pa arritshem.Ata qe "dashurojne" Migjenin,duhet ta gjejne dhe lexojne kete liber.I sigurte qe Migjeni,do t'iu "vije shume prane".Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja