Hapësira ajrore/ Radar i ri në malin e Midës! Xhaçka: Forca Ajrore në nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada

TIRANË- Shqipëria do të ketë një radar të ri në malin e Midës në Pukë për hapësirën ajrore dhe kushton 22 milionë dollarë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në ‘Facebook’, u shpreh se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

 Xhaçka shkruan se: Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. Ndërsa sqaron se kjo vjen falë donacionit të SHBA-ve dhe një pjesë e saj nga buxheti i shtetit.

"Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. 22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA -së u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.

Me këtë radar, helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s'e ka patur në dekadë", shkruan Xhaçka në rrjetet sociale

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 06/11/2020 12:31

    Shyqyr qe moret nga Lockheed Martin se ata jane me te miret.

    Përgjigju
    • Shkodra: 06/11/2020 21:38

      Me te miret jane por kane qene edhe ca kineze qe u ka mbetur vetem skeleti ne kodren e Zefjanes ne Bushat qe diktonin avionin kur ngrihej nga territori i Rusise!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë