Detyrim paraqitjeje për Berishën, Gjekmarkaj sulmon Apelin e GJKKO: Vendim absurd, po bëhet krah me mazhorancën për zgjedhjet e 2025-ës

Detyrim paraqitjeje për Berishën, Gjekmarkaj sulmon Apelin e GJKKO: Vendim absurd, po bëhet krah me mazhorancën për zgjedhjet e 2025-ës

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka sulmuar Apelin e GJKKO pas vendimin për rikthimin e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje për Sali Berishën. Vendim absurd e quan Gjekmarkaj, ndërsa thotë se kjo është një përpjekje për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë”, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i Agron Gjekmarkajt


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën! Vijova performancën ulur në karrige

U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën! Vijova performancën ulur në karrige