TIRANË- Apeli i GJKKO riktheu sot (3 janar 2025) masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, vendosi ndaj Berishës masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj para SPAK. Ky vendim i formës së prerë e detyron tashmë ish-kryeministrin që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.
Seanca u zhvillua pas kërkesës të SPAK për rikthimin e masës arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Berisha. Por, Apeli i GJKKO e rrëzoi kërkesën e SPAK dhe vendosi vetëm detyrimin paraqitjeje.
Vetë Berisha thotë se do ta respektojë këtë vendim edhe pse sulmoi drejtësinë teksa doli nga selia blu.
"Do ta respektoj sepse çështja është në Strasburg dhe kjo do i shtohet dosjes", tha kryetari i PD-së në një prononcim për median nga selia e PD-së.
Seanca
Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bënë me dije se gjatë seancës SPAK i qëndroi kërkesës se Berisha duhet të kthehet në arrest shtëpie me argumentin se nuk kanë ndryshuar kushtet e sigurisë, pasi çështja është dërguar për gjykim në seancë paraprake dhe provat ende nuk janë marrë dhe vlerësuar.
I irrituar nga ky vendim i gjykatës, një fakt të tillë e pranoi edhe vetë avokati Genc Gjokutaj, i cili thotë se Prokuroria e argumentoi kërkesën për ta kthyer Berishën arrest shtëpie me argumentin se ai mund të intimidojë dëshmitarët pasi s’ka nisur ende gjykimi.
“Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim është zgjidhja më e keq që është dhënë ndonjëherë, nuk ka zgjidhur asnjë problem, veçse ka hapur një kapitull të ri që ne sigurisht do ta ndjekim. Prokurori s’ka bërë kërkesë për masë sigurimi tjetër, ata i qëndrojnë arrestit në shtëpi. Prokurori thotë që fjalët e mia janë të drejta, thotë se zoti Berisha mund të intimidojë dëshmitarët, thotë s’kemi nisur ende gjyqin, provat formohen në gjykim, pretendime të tilla. Duhet bërë urdhri i ekzekutueshëm dhe duhet komunikuar. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam kurioz të di se çfarë është gatuar, do presim dhe do jemi në kontakt", tha Gjokutaj.
Avokati sulmon Gjyqtarin
Avokati i ish-kryeministrit sulmoi Apelin e GJKKO, duke e quajtur një gjykatë të kapur si të gjithë të tjerat, ndërsa nuk dha përgjigje nëse këtë herë masa do të zbatohet nga ish-kryeministri. Ky vendim sipas tij është i çuditshëm, pasi gjyqtari ka dalë nga objekti i gjykimit. Gjokutaj thotë se SPAK nuk kishte kërkuar këtë masë sigurie, por rikthimin e masës së sigurisë arrest shtëpie.
"Me një vendimmarrje të çuditshme Apeli i GJKKO, mbi ankimin e prokurorisë në bazë të një vendimi të Shkallës së Parë për revokimin e masës për Berishën, vendosi kryesisht zëvendësimin e masës. Ne jemi të qartë se objekti i këtij gjykimi ishte kërkesa për shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë. Prokurori i qëndronte masës arrest në shtëpi, nuk kishte kërkesë tjetër.
Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se sa Gjykata Kushtetuese, dy herë që shtyn gjyqin për shkaqe objektive, që detyrim për paraqitjeje e quan kushtetues, e cila nuk i hyri kërkesës për sqarimin e kufizimit të lirisë së një deputeti. E dini këtë sagë dhe sot gjendemi para këtij vendimi, detyrimi për tu paraqitur. Vijmë sërish në krye të herës, te kjo histori", u shpreh Gjokutaj.
Kjo kërkesë e SPAK erdhi pasi gjyqtarja e GJKKO, Floreja Davidhi liroi Berishën nga arresti i shtëpisë më 27 nëntor 2024. Tashmë ish-kryeministri mbetet i lirë, por do duhet të paraqitet dy herë në SPAK.
Masa e parë detyrim paraqitjeje të dhënë më herët nga gjyqtarja Irena Gjoka, nuk u zbatua nga Berisha, gjë që detyroi SPAK të kërkonte ashpërsimin e masës në arrest në shtëpi”, duke përfunduar kështu për 11 muaj në arrest shtëpie, që nga 30 dhjetori 2023 deri në 27 nëntor 2024. Vetë avokati, Gjokutaj paralajmëroi se do ta ankimojnë vendimin sapo të zbardhet, ku sipas ligjit kanë afat 45 ditë për t'iu drejtuar Gjykatës së Lartë.
Dy prokurorët që po hetuan aferën ‘Partizani’ janë Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO. Seanca paraprake për të vendosur nëse kalohet dosja për gjykim mbahet më 6 janar me gjyqtaren Flojera Davidhi, po e njëjta që i hoqi Berishës masën arrest në shtëpi.
SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksione nga SPAK që po vijon hetimet për pasurinë e familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij.
Vendimi i Apelit të GJKKO më 3 janar 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë dhe i pandehur për dosjen e aferës “Partizani” prej më shumë se një viti, ka reaguar sot (3 Janar) pas vendimit të GJKKO-së, që la në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, por me prezencë dy herë në muaj në SPAK.
Edhe pse nuk e ka pritur mirë, ai është ‘zbutur’, duke thënë se do e zbatojë këtë vendim, por ka shtuar se “çështjen tani e ka në Strasburg". Berisha sulmoi edhe organin e akuzës si "Skrapi i partisë" dhe kryeministrin Rama, duke e cilësuar vendimin "pilulë elektorale" për të.
I pyetur nëse do e respektonte vendimin, ai u shpreh:
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i Partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të SKRAP-it nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politik.
Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani e kam në Strasburg. Këtë rast do e çojmë atje t’i shtohet dosjes”.
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka sulmuar Apelin e GJKKO pas vendimin për rikthimin e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje për Sali Berishën. Vendim absurd e quan Gjekmarkaj, ndërsa thotë se kjo është një përpjekje për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme
“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë”, shkruan Gjekmarkaj.
Keshtu i do mushka drute! Gati nje vit arrest edhe pse ishte ne shtepi,e beri efektin e duhur.Tani Berisha thote qe do t'a zbatoj urdherin.Me pare nuk pranonte te zbatonte asnje urdher,apo te firmoste asnje shkrese gjyqesore.Te beri SPAKU o z.Berisha /te pish uje/ne dore te tij!!!
Përgjigjute shkosh edhe me nje kembe bile ca ke ti me shume se te tjeret
PërgjigjuDo nderhyje Gjeku I Kuq Tek Trampi per te liruar perseri!!!!
PërgjigjuKriminel i ndyrë non grata mos e zbatoi po deshe se qelinë e ke gati mor shpellar malok.
PërgjigjuPer te qene te sakte, nuk ka bere asnje dite burg, vetem arrest shpie.
Si e lini ketë gjarpër të lëviz.Futeni në qenef ketë mynxyrë.
PërgjigjuFuteni nē burg ktē mos e lejoni mē tē qarkulloi i lir se qelbi dynjan
PërgjigjuI vrane barkun halese. Tjetra hengri burg per nje arke peshk e nje celular, ky qen vazhdon e leh si bastard vec per hallet e veta.
PërgjigjuKaq eshte sa per "antipaste" ...
PërgjigjuSaliiiiii ta futen prape me duket. Me ate koke maloku qe ke ti nuk do e zbatosh vendimin dhe serish do perfundosh te dritarja. Kam hallin e Gjekes te markajve se mos i bije ndonje pordhe ne zemer dhe fillon dredh belin prape me kenget e shpifura te tua. Po tallen me ty o Sali Mavria
PërgjigjuSkapi I ed rames pergjigjen do ta marri me 11 maj
PërgjigjuSkapi I ed rames pergjegjen do ta marri me 11 maj
Përgjigju