Vendosi rekord për klubet shqiptare, Partizani mbush edhe arkat! Në ‘play-of’ bashkë me Strugën dhe Ballkanin

Ëndrra e Partizanit për të luajtur për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian vazhdon. Kjo pasi të kuqtë kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit kundër Valmiera-s, me rezultatin 1-0, duke kaluar në ‘play-of’ me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Në ‘Elbasan Arena’ kundër letonezëve vendimtar ishte sërish Tedi Cara, i cili realizoi me penallti në minutën e 21.

Me këtë sukses Partizani vendosi një rekord, pasi asnjë skuadër shqiptare më herët nuk kishte arritur 4 fitore rradhazi në Kupat e Europës.

“Nuk më kujtohet se kur kam qenë më i lodhur se pas kësaj ndeshje, por jam gjithashtu edhe shumë i lumtur. Kemi disa probleme me dëmtimet, lojtarët janë të lodhur dhe gjithashtu duhet të përmirësojmë pjesën taktike,”-u shpreh Zoran Zekic, trajner i Partizanit.

Gjithashtu me kalimin në ‘play-of-in’ e Conference League Partizani ka të sigurta rreth 1.9 milionë euro që nga nisja e aventurës këtë sezon në Europë. Tani kundërshtari i radhës është Astana e Kazakistanit dhe nëse Partizani shkon në grup fitimet do dyfishohen.

Sakaq Ballkani i Ilir Dajës duket i abonuar me ‘play-of-in’, pasi fitoi edhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-3 kundër Lincoln Red, ndërsa tani pengesa e fundit për të shkuar në grupet e Conference League është Bate Borisov, skuadra bullgare që eliminoi në turin e parë të Champions League Partizanin.

Për herë të parë në histori, edhe skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Struga, do jenë në play-of të një kompeticioni europian. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 3-4 luksemburgasit e Hesparange. Tani në turin e katërt kundërshtarët do jenë islandezët e Breidablik.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë