Flamuri i BE do të qendrojë krah atij kombëtar në çdo institucion publik. Ky është akti i parë normativ që merr miratimin e deputetëve të Komisionit të Integrimit Europian në kuadër të negociatave me BE. Një vendimmarrje, e cila erdhi pas akuzave të opozitës se PS po e trajton procesin e integrimit, si një arritje qeveritare dhe jo kombëtare.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin se pse ky vendim është ndërmarrë me akt normativ. Por sipas kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, ky është një detyrim që ka të bëjë me dialogun me BE-në.
Tabaku: Një ceremoni protokollare flamuri është ngritur me datën 20. Nuk ka asnjë shqetësim për flamurin e BE-së. Shqetësimi është pse bëhet me akt normativ, kur nuk ka asnjë emergjencë.
Balla: Akti normativ ka hyrë në fuqi që në datën 29 dhe është kërkuar të merren masat që nga data 29, flamuri i BE të jetë në institucione. Është detyrim që ka të bëjë me dialogun. Ne duhet që në gjithë institucionet e vendit të vendosim flamurin e BE-së. Jam i informuar që edhe Maqedonia e Veriut do të ndërmarrë një nisme të tillë.
Tabaku: Duke shpresuar që ta trajtojmë integrimin si një proces kombëtar dhe jo qeveritar dhe të eliminojmë protagonizmat me ngritje flamuri të paligjëruar dhe me protagonizma personale të kryeministrit të pavend për një proces që duhet të ishte i gjithë shqiptarëve. Unë shpresoj që me kalimin e këtij akti dhe Kuvendi të marrë masa për të reflektuar flamurin dhe në ambientet e Kuvendit.
Në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian, u miratua edhe kalendari i punës për periudhën 5-30 shtator.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.9%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor, 17:07
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Meta gjobitet me 251 milionë euro nga Brukseli
17 Dhjetor, 16:12
-
Projektligji për faljen e gjobave, Tabaku: I paqartë dhe selektiv, nuk mbron shtresat në nevojë, disa institucione si kamzhik! Po ata që i kanë paguar?
17 Dhjetor, 15:37
-
BE nis hetimet për TikTok dhe zgjedhjet në Rumani
17 Dhjetor, 15:28
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor, 14:27
-
Çelja e grupkapitullit 6, ambasadori Gonzato: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, i qëndrojmë pranë Shqipërisë
17 Dhjetor, 13:40
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor, 07:23
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor, 15:06