Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Foto ilustruese

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen e fituesit për procedurën e cila do të zbatojë fazën e parë pilot të këtij plani që është kompania ADI Profesional (zotërues Adriatik Tarja) teksa oferta është 12 milionë lekë. Në dokumentet e procedurës specifikohen elementët që duhet të kenë parkimetri si dhe lidhja e tij me serverin çka do të bëjë të mundur pagesën në disa forma përfshirë atë me karta bankare.

Parkimetri sipas specifikimeve duhet të ketë një dizajn të thjeshtë dhe të lehtë, i cili përshtatet me çdo kontekst urban. Duhet të jetë e  dizenjuar që opsionalisht të zgjidhet ngjyra nga Autoriteti Kontraktor dhe të dallohet pamja midis trupit dhe panelit të përparmë.

Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një modul video.

Moduli i ekranit dhe prekjes duhet të ketë një ndërfaqe e plotë për shikimin dhe futjen e komandave për të gjitha funksionet dhe operacionet e zbatuara për përdoruesit dhe punëtorët e mirëmbajtjes. Ekrani me zonën e tij vizuale 7 inç, rezolucion të lartë dhe ndriçim të lartë të dritës së prapme (rregulluar automatikisht në bazë të dritës së ambientit) duhet të garantojë shikueshmëri të plotë në të gjitha kushtet me fleksibilitet të konsiderueshëm në sasinë e informacionit që do të shfaqet.

Tek te dhënat specifkkohen edhe mënyrat e pagesës që pranon parkimetri. Së pari grupi i pranimit të monedhave. Mbledhja paraprake e depozitës së monedhës përpara konfirmimit të pagesës (të pranojë mbi 30 copë monedha).

Pagesat elektronike POS dhe RIDF janë një tejtër opsion që duhet të ketë parkimetri.

“Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një sistem pagese elektronike EMV (Europay, Mastercard, Visa) dhe NFC (Near Field Communication) i cili lejon pagesat pa kontakt” thuhet në dokument.

Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një printer termik profesional, duhet të ketë një bateri që furnizohet nga panele fotovolatikë me energji  si dhe duhet të ketë disa specifika sa i takon kasaforttës.

Në përfundim të procedurave të pagesës, pasi konfirmohet duke përdorur butonin përkatës të gjelbër, bileta e fiskalizuar e parkimit duhet të printohet me të gjitha informacionet e dobishme të cilat nisin nga logoja dhe emri i kompanisë deri tek QR Code i fiskalizimit.

Parkimetri duhet të ketë opsionet e hapura për të lejuar të menaxhohen tarifat ose pagesat përveç parkimit. Psh. në rast se duhet të jetë e nevojshme aksesi në struktura të tilla si muzetë, teatrot ose të menaxhoni hapjen e barrierave të sheshparkimeve të mbyllura, ose të lëshohet një biletë për transportin publik, parkimetri duhet të ketë opsionet për të printuar biletat e duhura, si dhe barkodin ose kodin QR dhe të lejojë pagesën nëpërmjet metodave të disponueshme (monedha, karta krediti, etj.)/Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 16/01/2025 16:48

    Nuk e mora vesh arsyen se përse duheshin këto pajisje. Deri tani ka funksionuar shumë mirë me sms. Apo duhet të gjendet një mënyrë e re për të zhvatur ca para të tjera..?!

    Përgjigju
  • Miku: 16/01/2025 16:37

    Ndonje mbikaim a nenkalim ne TR? Po uji 24 ore se kemi ngelë me prizë pompe ne aneks? Per policet e bashkise s'kam ça them se aty i ke sa parkon, gati me bllok.

    Përgjigju
  • 1234678: 16/01/2025 16:04

    Po nuk u arrestua erjon veliaj keshtu do përfundoj Tirana keq e me keq

    Përgjigju
  • shqip: 16/01/2025 15:30

    Super biznes .Bravo i qofte , i zoti me fitu leke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit