'Venecia' kërkoi depolitizimin e AMA-s për 'Anti-shpifjen', PD: Rama synon të emërojë atë që i shkruan fjalimet

TIRANE-Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton që të emërojë në krye të Autoritetit të Medias (AMA-s) një njeri politik, ndryshe nga sa kërkonte Komisioni i Venecias në opinionet për paketën Anti-shpifje. Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi u shpreh sot se Edi Rama po çon përpara planin për të shndërruar në institucion thellësisht partiak AMA-n dhe Këshillin Mbikëqyrës të Radio Televizionit Shqiptar, duke treguar se plani i tij nuk është media e lirë, por kontrolli i saj, përmes emërimeve politike në këto institucione. "Edi Rama po bën një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme për lirinë e medias. Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s" tha ajo.

Konkretisht, Vokshi tha se Edi Rama synon të emërojë në krye të AMA-s njeriun që i shkruante fjalimet. "Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit. Maklen Misha, themelues i partisë G99 me Erion Veliajn, shkrues i fjalimeve të Edi Ramës, është projektuar të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një  gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës" tha demokratja.

Dje, një ditë pasi Komisioni i Venecias rrëzoi paketën Antishpifje duke kërkuar plotësimin e disa rekomandimeve, mbi të gjitha depolitizimin e AMA-s, Taulant Balla tha se shumica ka nisur punën për reformimin e Autoritetit të Medias Audiovizive, por PD-ja akuzon sërish se nuk po shkëputet nga politizimi.

Deklarata e plotë e PD-së
Edi Rama është kërcënimi kryesor që Shqipëria të mos përmbushë kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rishikimi i paketës ligjore të censurës për median online është 1 nga 15 kushtet që qeveria duhet të plotësojë, por partia në pushtet nuk ka ndërmend të veprojë sipas standardeve europiane.

Edi Rama po çon përpara planin për të shndërruar në institucion thellësisht partiak Autoritetin e Medias Audiovizive dhe Këshillin Mbikëqyrës të Radio Televizionit Shqiptar, duke treguar se plani i tij nuk është media e lirë, por kontrolli i saj, përmes emërimeve politike në këto institucione.

Edi Rama po bën një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme për lirinë e medias. Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s.

Në ligjin e cencurës së medias, ky është institucioni që vendos mbylljen e një portali online, nëse përshembull, përmbajtja e një shkrimi denoncon aferat korruptive të qeverisë dhe kryeministrit të dështuar Edi Rama.

Komisioni i Venecias foli qartë kundër paketën “Rama” për median, duke theksuar 3 parime.

•             Paketa “Rama” rrezikon hapur lirinë e medias dhe të shprehjes

•             Paketa nuk duhet të kalojë me ndryshimet e bëra nga qeveria

•             Qeveria duhet të mbështesë një mekanizëm vetërregullator me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

“Fuqitë e reja nuk duhet t’u jepen AMA-s dhe AKEP-it, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, nga bizneset e mëdha të medias dhe nga interesat e korporatave të lidhura me politikën,” - thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias kundër ligjit të censurës.

Çfarë bën Edi Rama që të respektojë këtë vendim të Venecias, i cili është përfshirë si kusht për hapjen e negociatave?

Përgjigja është: Asgjë! Bën të kundërtën e asaj që i kërkohet.

Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit.

Maklen Misha, themelues i partisë G99 me Erion Veliajn, shkrues i fjalimeve të Edi Ramës,, është projektuar të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Përveçse shkelin ligjin me përkatësine e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë është se asnjëri nuk përmbush kushtin formal  të vjetërisë në punë.

Me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një  gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës.

Media online mbetet burim kryesor i informimit të publikut shqiptar, mjeti kryesor i transparencës së aferave korruptive e kriminale të qeverisjes së Edi Ramës. Prandaj, qëllimi i tij është shuarja e çdo zëri kritik ndaj qeverisjes së dështuar, megjithë koston e rëndë për shqiptarët se kjo sjellje autokrate e kryeministrit na pengon dhe na vonon rrugën e integrimit europian.

Bashkë me çdo gazetar dhe çdo media që ka për mision të vërtetën, Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë gjithçka që liria e medias dhe liria e shprehjes të mos komandohen me pultin e Kryeministrit!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GRUAJA ME FYTYR BURRI TË SHËMTUAR: 21/06/2020 15:45

    Kjo albana kryehajdute e partis kakasut pd është një palaço e ler. Kto si familje jan bythlëpirse e servile tē pa para. Kjo albana elefanti e ka mëndjen vetëm për të vjedhur e me qe ska shanc të vi në pushtet e vetëm lef si qen bastard që uluret për një kock për ta kruar. O albana rëmpalla sbin mē petulla nga qelli se salhu këmbët i ktheu përpjet o albana lëtyr.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 21/06/2020 13:21

    Albana! Eha mos humb rastin ke sherbim special per relaks dhe dibesim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër